Ja parashikimi i motit për ditën e diel

Ja parashikimi i motit për ditën e diel

23:10, 04/12/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Prej së dielës paradite do të vijë dendësim i vranësirave dhe në orët e mesditës reshjet shiut do të përfshijnë pjesën veriore e qendrore dhe gradualisht do të fitojnë intensitet të lartë në të gjithë bregdetin, veriperëndimin e jugperëndimim. Reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të prekë alpet si dhe gradualisht me rënien e temperaturave edhe zonat e tjera malore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi 5 deri 10m/sek. Gjatë mesditës së të dielës do të fitojë forcë 16 deri 20 m/sek përgjatë bregdetit e në momentet me shtrëngata duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.

Ju urojmë fundjavë të bukur! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco