Qyteti i Durrësit 'pushtohet' nga plehrat, bllokohet dërgimi i mbetjeve te inceneratori i Klodian Zotos

Qyteti i Durrësit 'pushtohet' nga plehrat, bllokohet dërgimi i mbetjeve te inceneratori i Klodian Zotos

15:57, 04/12/2021
A+ Aa A-

Durrësi është rikthyer përsëri në emergjenë mjedisore, për shkak se mbetjet urbane të qyteti nuk pastrohen prej dy ditësh, pasi bashkia nuk ka para për të dërguar plehrat në inceneratorin e Klodian Zotos në Tiranë. Kostoja e dërgimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës është deri në 5 milion euro në vit, para të cilat bashkia e Durrësit ia ka kërkuar qeverisë, por duket se kjo e fundit nuk ia ka ofruar deri më tani.

SYRI TV

Bashkia e Durrësit është përfshirë përsëri nga emergjenca mjedisore, për shkak se ditët e fundit koshat e mbetejve urbane në qytet nuk pastrohen. Kjo ka ndodhur pasi bashkia e Durrësit nuk ka fonde për të dërguar mbetjet urbane të qyteti në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.

Një ditë më parë, inceneratori i Klodian Zotos në Sharr, i ndërtuar me fonde publike, ka bllokuar kamionët e mbetejve urbane që vinin nga Durrësi, pasi bashkia duhet t'i paguajë koncensionarit rreth 2 milionë euro në vit për depozitimin e mbetjeve.

Emergjenca mjedisore është krijuar fill pasi qeveria Shqiptare, dy vjet më parë, vendosi të mbyll vendgrumbullimin e mbetjeve në Porto Romano, pë ta kthyer atë në një park të gjelbërt.

Mbyllja e këtij landfilli u bë ende pa u siguruar zgjidhja për vengrumbullimin e ri të mbetjeve urbane.

Bashkia e Durrësit i dërgoi mbetjet në zonën e Manzës, por hasi në rezistencë nga banorët. Më pas, bashkia u detyrua të lidh marrëveshje me inceneratorin e Sharrës në Tiranë, për të dërguar provizorisht mbetjet urbane në këtë landfill.

Por, dërgimi i mbetjeve nga Durrësi deri në Tiranë i kushon mestarisht 4-5 milionë euro në vit bashkisë, ku përfshihet kosto e transportit që shkon në rreth 30 euro për ton si dhe kostot e depozitimit në inceneratorin e Sharrës.

Bashkia nuk i ka këto para, ndërsa i ka bërë kërkesë ministrisë së Financave për t'i dhënë zgjidhje situatës.

Mirëpo nga qeveria, ndonëse u premtua se do të ofrohej një fond shtesë për të përballuar kostot e dërgimit të plehrave të Durrësit në inceneratorin e Klodian Zotos, deri më tani duket se ky fond nuk është lëvuar.

Për këtë arsye prej dy ditësh qyteti bregdetar i Durrësit është në emergjencë mjedisore, pasi koshat e mbetjeve janë të tejmbushur, pasi nuk ka kush t'i pastrojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco