Shtëpia/ Bashkia e Tiranës hap programin për kreditë e buta, dokumentet dhe kushtet

Shtëpia/ Bashkia e Tiranës hap programin për kreditë e buta, dokumentet dhe kushtet

12:37, 04/12/2021
A+ Aa A-

Në datë 6 Dhjetor (e hënë), Bashkia e Tiranës njofton se do të hapë thirrjen për programin e subvencionimit të kredive për shtëpi ku ftohen të aplikojnë të gjithë ata që jetojnë e punojnë në kryeqytet, por nuk kanë mundësi të blejnë një apartament.

Ndryshe nga vitet e kaluara, nuk do të jenë një mijë, por më pak se një e treta e tyre, vetëm 300 subvencionime kredish.

Fituesit marrin deri në 80 për qind të shumës që iu duhet për banesën e re për ta paguar për një afat deri në 35 vite kundrejt një interesi prej vetëm 3 për qind.

Është bashkia ajo që mbulon pjesën e mbetur të interesit që kërkon banka.

Kriteret

Përpara se të adresohen pranë njësive administrative për të bërë aplikimin, të interesuarit duhet të dinë minimalisht kushtet për t’u bërë pjesë e kësaj gare. E para është kufiri moshor, ai mbi 18 vjeç, dhe i dyti lidhet me pasurinë. Aplikuesi duhet të ketë një nivel mesatar të ardhurash për të përfituar kredinë e zbutur dhe shumë e rëndësishme është prona.

Familja që aplikon për të përfituar nga programi duhet të figurojë e pastrehë ose me një pronë të vogël që si përmbush kushtet e strehimit. Sipas përvojës në vite, kriteri që skualifikon më tepër është niveli i të ardhurave, i cili nuk duhet të jetë brenda një kufiri të lejuar. Ky tregues varion sipas anëtarëve që ka familja dhe strukturës së apartamentit, për të cilin aplikojnë.

Për shembull, për një garsoniere e cila iu nevojitet një deri në dy persona niveli maksimal i të ardhurave nuk duhet të kalojë 92 mijë lekë në muaj që të kualifikohet si dosje. Por, nga ana tjetër, as nuk duhet të jetë më pak se 76 mijë e 898 lekë. Shifrat janë përllogaritur sipas të dhënave të INSTAT të shpenzimeve që iu duhen atyre për të jetuar. Pikërisht në bazë të tyre do të përcaktohet dhe kësti mujor nga banka që zgjedh aplikuesi në rast se përzgjidhet.

Aplikimi

Përveç numrit të kufizuar të kredive të zbutura që do të ofrojë Bashkia e Tiranës këtë vit, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Qoftë në procedurën e dokumentacionit dhe atë të aplikimit, ky i fundit do të bëhet në dy faza.

Nga e hëna, kur hapen aplikimet, datë 6 dhjetor, individët e interesuar mund të shkojnë të plotësojnë një formular aplikimi në njësinë administrative ku figurojnë. Aty shënohen të dhënat kryesore, përveç gjeneraliteteve, numrin e anëtarëve të një familjes dhe të ardhurave që kanë. Pra, mjafton një mjet identifikimi dhe certifikatë familjare për të bërë aplikimin fillestar.

Në fund të një muaji, aq sa zgjat kjo fazë, dosjet e aplikuesve shkojnë në bashki për t’iu nënshtruar një vlerësimi paraprak për të shpallur listën e atyre që kalojnë fazën e parë. Në këtë fazë, që është vendimtarja vërehet nëse të dhënat e deklaruara më herët nga aplikuesi janë të sakta.

Kjo bëhet përmes ballafaqimit me dokumentet e shkarkuara nga e-albania, nga ana e qytetarit apo bashkisë (në rast se e autorizon). Sigurimi i listës së gjatë të dokumenteve online dhe jo dorazi ka lehtësuar procedurën. Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që duheshin dorëzuar më përpara, shumica vononin aplikimin dhe në ditët e fundit të mbylljes së afatit krijohej një radhë e madhe në sportelet e minibashkive.

kriteret e përzgjedhjes janë ato që kanë qenë gjithmonë, e po ashtu edhe kategoritë potenciale për ta fituar, që janë çiftet e reja. Kjo për dy arsye. Së pari, sepse bashkia e gjykon të drejtë “dhënien e një dore” në krijimin e jetës së re dhe arsyeja e dytë lidhet me faktin se çiftet e reja janë potencialisht të aftë për të paguar këstet mujore, një kërkesë strikte nga ana e bankës. Mosha mesatare e preferueshme e të dy kryefamiljarëve duhet të jetë 70 vjeç, por kjo është fleksibël në varësi të rasteve që adresohen për të përfituar.

Dokumentet

1-Deklaratën e vërtetësisë së informacionit paraprak të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme; (merret në momentin e aplikimit)

2-Kopje e kartës së identitetit të aplikuesit

3-Certifikatë familjare

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se bazuar në Programin Social të Strehimit “Për Subvencionimin e interesave të kredisë njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre (faza I) për “Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” pranë Njësive Administrative/Lagjeve nga data 06.12.2021 deri në datën 10.01.2022”.

Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë synon të mbështesë blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetës. Kriteret bazë për paraseIeksionimin e kërkesës së paraqitur nga individë/familjet e interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”, do të jenë:

– individë të cilët në, momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç;
– familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë pronësi një banesë;
– familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;
– familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të percaktuar në tabelën e mëposhtme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco