ARRSH iu bën apel shoferëve dhe tregon akset ku ka probleme

ARRSH iu bën apel shoferëve dhe tregon akset ku ka probleme

09:21, 04/12/2021
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka apeluar drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje në segmentin rrugor Qafë Thorre-Bogë-Theth dhe në aksin Bajram Curri-Fierzë.

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu e bore, ARRSH bën thirrje që të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Në segmentin rrugor Qafë Thorre-Bogë-Theth kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet. Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëhet pastrimi si dhe trajtimi me kripë. Ne aksin Bajram Curri-Fierzë km 10 si pasojë e shiut të dendur ka pasur prurje të shumta në trup të rrugës. Kontraktori menjëherë ka bërë devijimin e prurjeve dhe po pastron rrugën nga inertet, qarkullimi i mjeteve bëhet pa pengesa”, njofton ARRSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco