VIDEO-SYRI TV/ Mbeturinat ‘pushtojnë’ qytetin e Elbasanit, Bashkia largon nga puna 200 punonjës

VIDEO-SYRI TV/ Mbeturinat ‘pushtojnë’ qytetin e Elbasanit, Bashkia largon nga puna 200 punonjës

16:37, 03/12/2021
A+ Aa A-

Prej 10 ditësh në qytetin e Elbasanit nuk pastrohen mbeturinat pasi kompanisë së pastrimit I ka mbaruar kontrata me bashkinë e cila ende nuk ka gjetur një zgjidhje. Mbi 200 punonjës janë pushuar nga puna pa asnjë arsye ndërkohë që çdo lagje e qytetit që prej datës 28 nëntor kundërmon erë të rëndë.

Nga SYRI TV

Pastrimi i mbeturinave të qyteti të Elbasanit ndodhet në kolaps total pasi prej datës 28 Nëntor kompanisë së pastrimit te mbetjeve ‘Victoria Invest’ i ka mbaruar kontrata me Bashkinë e këtij qyteti.

Qyteti prej 10 ditësh është mbuluar nga plehrat ndërkohë që tërheqja e kompanisë së pastrimit ka pushuar nga puna mbi 200 punonjës të cilët do të marrin një asistence sociale pa një afat të caktuar.

Të irrituar nga ky vendim punonjësit e pastrimit të shërbimit kanë protestuar duke kërkuar rikthimin në punë pasi sipas tyre është e vetmja mundësi për të nxjerrë bukën e gojës.

Këtë fakt e ka pohuar edhe përfaqësuesi i Bashkisë, Klisni Lala i cili theksoi se situate me mbetjet në qytetin e Elbasanit ndodhet në kolaps total.

Problemi i mbeturinave në këtë qytet ka shqetësuar banorët e çdo lagjeje apo rrugice pasi era e keqe kundërmon kudo. Në se nuk gjendet një zgjidhje për pastrimin e qytetit plehrat rrezikojnë të kthehen në sëmundje për çdo qytetarë elbasanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco