Skandali/ Bashkia Vlorë rrit tarifën e pastrimit 70%, bizneset e marrin vesh nga mediat

Skandali/ Bashkia Vlorë rrit tarifën e pastrimit 70%, bizneset e marrin vesh nga mediat

12:15, 03/12/2021
A+ Aa A-

Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm bizneset në qytetin e Vlorës do të paguajnë 70% më shumë tarifë për pastrimin e qytetit.

Vendimi është marrë në Këshillin Bashkiak të Vlorës gjatë miratimit të paketës së re fiskale për vitin 2022.

 Në fillimin e vitit të ardhshëm një biznes në këtë qytet do të paguajë 25 mijë lek tarifë pastrimi nga 12 mijë që paguante deri më tani.

Kjo rritje e tarfiave nuk është pritur mirë nga bizneset në Vlorë të cilët e quajnë të padrejtë dhe të pakonsultuar.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ Ervin Sota përfaqësues i bizneseve të Lungomares.

Sipas Sotas kjo rritje e tarifës së pastrimit duket si një orientim qendror sepse kjo taksë është rritur dhe në qytetet tjera në të njejtën ditë,  por ajo që është më stresuesja dhe për të ardhur keq sipas përfaqësuesit të bizneseve është se në këtë situatë COVID-i ku bizneset presin lehtësira ato kanë kufizime që nga sezoni i verës i cili vazhdon dhe tani.

Flavio: Një specifikm për qytetarët që po na ndjekin në këto momente. Deri më tani dihet kjo rritja me 70% dhe sipas Bashkisë do të paguajnë më shumë ata që ndosin më shumë dhe do të ketë një kualifikim sipas zonave. Shkurt dihet që e kanë me ju të Lungomares se prezupozohet se ju keni më shumë para se të tjerët .70% i cili shifër është?

Sota: I saj që është plus. Po të them një informacion që është pak nonsens. Bizneset në Vlorë e kanë 150 mijë lekë të vjetra taksën e pastrimit dhe ju rritet kjo masë, ndërsa bizneset që operojnë në Vlorë por që janë biznese jashtë bashkisë Vlorë në Tiranë për shembull taksën e kanë pasur dyfish. Nuk e kuptoj këtë lloj politike se në vend që të stimulosh prurjen e bizneseve në Vlorë, ja dyfishon taksën e pastrimit vetëm sepse e ka të regjistruar NIPT-in jashtë bashkisë Vlorë. Është pak nonsens që pikërisht kjo taksë rriten tani në Vlorë kur konsumi është i ulët. Kjo lloj problematike mund të diskutohej në çdo moment të mundshëm por jo në moment pandemie dhe jo në momentin e pas sezonit. Dhe me Drejtoreshën e Taksave Vendore Vlorë që në momentin kur ka marrë këtë detyrë ne e kemi diskutuar dhe te pjesa problematikës së SPLS, ramë në dakort që do të rishikohet me kujdes dhe nuk bëri asgjë por kanë ardhur taksat gati të dyfishuar totalisht dhe që të gjithë bizneset e Lungomarës kanë një ankim shumë të fortë në këtë pjesë është çështje shumë serioze dhe po flasim për miliona lekë taksë.

Pyetjes së çfarë do të bëjnë tani Sota iu përgjigj:

E kemi lënë që të mblidhemi dhe të organizohemi ta diskutojmë seriozisht këtë pjesë sepse më minimalja ne nuk jemi pyetur dhe nuk jemi kontaktur për këtë ngritje taksash si pala e interesit kryesor. Ne jemi ato që do të paguajmë dhe ne nuk dimë asgjë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës pa asnjë konsult pa asnjë diskutim, të ngrihen taksat, lajmi erdhi nga mediat. Këto të fundit na kanë telefonuar për këtë gjë dhe ne nuk dinim asgjë. Mblidhen 40 veta me urdhër besoj nga qendra që të taksojnë të paktën 200 biznese tepër seriozë. Biznese që kanë dhënë gjak, që kanë investuar që punësojnë njerëz. Nuk e di se si këta 40 njerëz të kenë përballë 200 biznesmen dhe t'jua argumentojën këtë rritje taksash. Është e pafalshme kjo lloj papërgjeshmërie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco