Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

E premte me mot të vranët, reshje shiu me intensitet të ulët Fushë Arrëz

E premte me mot të vranët, reshje shiu me intensitet të ulët

07:35, 03/12/2021
A+ Aa A-

 Ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme me intensitet të ulët.

Në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut në formën e rrebesheve me rrufe. Në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër ne verilindje dhe lindje të vendit me intensitet të ulët.

Mjegulla e mjegullina parashikohet të përfshijë zonat luginore të vendit, njofton ATSH. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4-5 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/14 Re shi
Kukës 8/11 Re shi
Lezhë 8/16 Re shi
Dibër 4/8 Re shi
Durrës 10/18 Re shi
Tiranë 11/17 Re shi
Elbasan 9/18 Re shi
Berat 8/15 Re shi
Vlorë 13/18 Re shi
Korcë 6/10 Re shi
Gjirokastër 4/14 Re shi
Sarandë 10/17 Re shi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco