Parashikimi i motit për ditën e premte

Parashikimi i motit për ditën e premte

23:13, 02/12/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të bëhën të pranishme me intensitet të ulët. Në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut do të marrin formën e rrebesheve me rrufe. Në alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër në verilindje të vendit me intensitet të ulët. Mjegulla e mjegullina parashikohet të përfshijë zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës e vrullshme. Në mbrëmje era kthen nga verilindja duke sjellë rënie temperaturash. Valëzimi në dete i forcës 4 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 10°C në zona e ulëta 6 deri 17°C në zona bregdetare 9 deri 18°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco