Rikthehen reshjet/ Ja qytetet që do të zgjohen nesër me stuhi

Rikthehen reshjet/ Ja qytetet që do të zgjohen nesër me stuhi

17:49, 02/12/2021
A+ Aa A-

Duke filluar nga mesnata e sotme rikthehet moti i keq mbi territorin e Shqipërisë.

Sipas raportimeve, reshjet e shiut do të rikthehen në pjesët ekstreme të vendit.

Pjesa veriore dhe jugore do të jenë zonat që do të përfshihen nga moti i keq me reshje.

Në vazhdim do të fillojnë reshjet në pjesën e Shqipërisë së mesme. Në datën 4 do të ketë një ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer më pas sërish në datë 5 Dhjetor. Edhe rajoni do të jetë në këto kushte atmosferike.

Pak ditë më parë juglindja dhe veriu u zbardhën nga dëbora, ndërsa pjesa tjetër e territorit nga reshjet intensive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco