Eksperti i ekonomisë tregon arsyen pse Shqipëria po shkon drejt një falimentimi

Eksperti i ekonomisë tregon arsyen pse Shqipëria po shkon drejt një falimentimi

13:00, 02/12/2021
A+ Aa A-

Përveç pamundësi për të marrë borxh bashkitë në vendin tonë po përballen me shumë detyrime të prapambetura. Para se të miratohej buxhetin për vitin e ardhshëm krytarët e pushtetit vendor kërkuan faljen e tyre por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.

Borxhet e bashkive në vend kanë ardhur duke u rritur dhe ka bashki që kanë vështirësi në pagimin e tyre. Në fillim të këtij viti 16 bashki kanë pasur vështërsi për të shlyer borxhet.

Deri në fund të muajit tetor ky borxh kapte vlerën e 6.6 miliardë lekëve. Detyrimet më të mëdha pushteti vendor i ka të akumuluar përshkak të investime pasi rreth 53.4% e boxhit eshtë për këtë kategori.

Pra bashkitë po kryejnë investime me borxhe, më pas renditen vendimet gjyqësore me 11.5% dhe e treta me 10 përind. Ndikimi në këtë situtatë të vështitrë ka dhënë pandemia dhe tërmeti, pasi thuhet se pushteti  vendor është i pa përgatitur.

Për të folur për këtë problem ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto'  eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Z.Muço u shpreh se të ardhurat kryesore që gjenerohen nga Bashkitë në Shqipëri gjenerohen nga taksa mbi pronën. Ka disa vite që flitet për kadastrën dixhitale, që kjo kadastër dixhitale do t'ju jepte mundësi Bashkive të mblidhnin taksën mbi pronën, gjë që dhe ky projekt ka ngelur gjatë rrugës si hipoteka dixhitale që nuk është vendosur akoma në funksion.

Ndërsa përsa i përket termit 'falimentimi i bashkive' z.Muço u shpreh: 

Falimentimi i bashkive nënkupton faktin disa prej bashkive në Shqipëri gati 1/3 e bashkive apo 20 bashki, nga 61 janë në vështërsi financiare, ku gati tre prej tyre apo të themi njëra prej tyre më kryesorja mbi 80% të fondit të saj e ka borxh që nënkupton që në një moment të caktuar nuk do të jenë në gjendje të paguajnë shërbimet e tyre.

Dori: Nuk funksionojnë më?

Muço: Nuk funksionojnë më, domethënë kanë një vështërsi financiare, nuk kanë një likuiditet qoftë për të vazhduar apo për të kryer aktivitetitin e tyre normal. Në këtë mënyrë duhet që shteti të ndërhyjë.

Dori: Shteti ka borxhe për vete këtu është dhe problemi më i madh, nisur nga kjo dalim tek termi a 'ekziston falimentimi i shteteve'?

Muço: Sigurisht, Greqia falimentoi dhe pse u shpëtuar nga BE, Argjentina ka falimentuar dy herë, drejt kësaj rruge po shkojmë dhe ne, se nga një anë qeveria deklaron se do të ulim borxhin publik nga ana tjetër në 2022 difiçiti buxhetor do rritet me 6.5 përqind, rritja ekonomike me 4.1 përqind, që e kthyer në shifra, rritja do të jetë 870 milion euro nga ana tjetër borxhi publik 827, kështu që ne po rrisim gjithmonë e më tepër borxhin publik se sa rritjen ekonomike total. Ky fenomen që ndodh në nivel qendor deri diku po ndodh dhe në nivel lokal. Le të themi që të ardhurat e tyre janë kaq të limituara sa në disa raste e kanë të vështirë të kryejnë aktivitetin e tyre normalisht. Kështu që nuk është çudi që njëra prej bashkive të shpall dhe falimentin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco