Mësuesi pedofil në Berat/ Kushi: Udhëzim për të mos punësuar persona që kanë kryer krime ndaj fëmijëve

Mësuesi pedofil në Berat/ Kushi: Udhëzim për të mos punësuar persona që kanë kryer krime ndaj fëmijëve

20:00, 01/12/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka reaguar, pasi në Berat është zbuluar se ishte punësuar një mësues, i dënuar për pedofili.

Kushi thekson se ka firmosur sot një udhëzim, që pengon të punësohen në arsim, persona që kanë kryer krime kundër fëmijëve apo që kanë të bëjnë me institucionet arsimore.

Postimi i ministres së Arsimit Evis Kushi:

Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.

Ky vendim shmang rrezikun që mund t'i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco