Nga ikja në Itali me skaf në vitet 90 tek rrugëtimi deri në krye të Kishës Katolike, rrëfehet Arqipshkvi Dodaj

Nga ikja në Itali me skaf në vitet 90 tek rrugëtimi deri në krye të Kishës Katolike, rrëfehet Arqipshkvi Dodaj

18:10, 01/12/2021
A+ Aa A-

Nga ikja në Itali me skaf në vitet 1990 deri tek emërimi nga Papa Francesku në krye të Kishës Katolike Shqiptare.  Kryearqipeshkvi i Dioqezes Tirane-Durrës Arjan Dodaj ka vendosur të rrëfehet pa doreza në Syri Televizion, ku u shpreh se misioni i tij do jetë afrimi i kishës më qytetarët. Dodaj kishte një apel edhe për klasën politike dhe për shoqërinë shqiptare

NGA SYRI TV

Kryearqipeshkvi, I Dioqezes Tirane-Durres Arjan Dodaj ka vendosur të rrëfehet pa doreza në Syri Televizion, ku u shpreh se misioni i tij do jetë afrimi i kishës më qytetarët. Dodaj kishte një apel edhe për klasën politike dhe për shoqërinë shqiptare.

Për herë të parë pas 3 dekadash nga rënia  e regjimit komunist, në krye të Kishës Katolike do jetë një shqiptar. Arjan Dodaj, familja e të cilit është nga Toka e Katedraleve Mirdita, në një rrëfim për Syri Televizion kujton momentin kur pasi iku me skaf drejt Italisë në vitet 1990, vendosi të ndiqte rrugën e misionarit.

Dodaj e pranon se komuniteti katolik prej vitesh përballet me probleme të shumta, si shpopullimi, kriminalizimi i shoqërisë, përfaqësimi jodinjitoz, ndërsa zotohet se Kisha Katolike do kthehet në një faktor për ta ndryshuar këtë panoramë.

Kreu i ri i Kishës Katolike ka dhe një përgjigje për ligjvënësit që glorifikojnë diktatorin dhe ata që bëhen pjesë pjesë paradave të krenarisë me foton e diktatorit dhe simbolet e komunizimit.

Dodaj i bën apel klasës politike të ndjekin shembullin e komuniteteve fetare dhe të gjejnë gjuhën e harmonisë. Arqipeshkvi i ri ka dhe një mesazh shprese për shqiptarët. Dodaj u angazhua se do punoj për të faktorizuar komunitetin katolik në mbarë trojet shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco