VIDEO-SYRI TV/ Studentët në radhë për abone që shiten në rrugë, pa asnjë parametër sigurie

VIDEO-SYRI TV/ Studentët në radhë për abone që shiten në rrugë, pa asnjë parametër sigurie

17:11, 01/12/2021
A+ Aa A-

Për të marrë një abone studenti, të rinjve iu duhet të presin në radhë të gjata, duke I ekspozuar ata më shumë nga infektimi me Covid-19. Të pyetur nga SYRI TV, studentët shprehen se zgjidhja e vetme e situatës është që abonetë të shiten pranë Fakulteteve dhe jo në kioska.

Nga SYRI TV

Në një kohë kur duhet të ruhet distance fizike për shkak të pandemisë Covid 19, studentët duhet të qëndrojnë në radhë për të marrë abonenë që kushton 600 lekë të rinj.

Ata shprehen se radha i shqetëson për disa arsye, si rreziku nga infektimi por edhe nga makinat që kalojnë pranë kioskës të cilat nuk i respektojnë parametrat e sigurisë.

Studentët janë shprehur për SYRI TV se mënyra më e mirë për të shmangur kaosin e krijuar është që abonetë të shiten në fakultetet përkatëse, pasi shpesh ndodh që të shiten pa u pajisur të gjithë me to.

Në shërbim të studentëve, në kioskën përkatëse është vetëm 1 person në shërbim, gjë e cila e vështirëson akoma më shumë situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco