Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Dyshime se varianti ‘Omicron’ ka ardhur në Shqipëri, ISHP bën gati mostrat

Dyshime se varianti ‘Omicron’ ka ardhur në Shqipëri, ISHP bën gati mostrat

16:09, 01/12/2021
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Mutacioni ‘Omicron’ i Covid-19 i cilësuar si më i rrezikshëm se Delta ka dyshime se po qarkullon edhe në Shqipëri. Varianti i ri ka vendosur në alarm institucionet duke detyruara që ti dërgojnë mostrat për analizim jashte vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e shendetesise këtë të Mërkur nga qendra e vaksinimit të përqendruar në stadiumin ‘Air Albania’

Duke folur për variantin e ri Omicron, Manastirliu tha se ISHP do të dërgojë mostrat për analizim për të parë më pas nëse ky variant ka qarkulluar apo po qarkullon në vendin tonë. ‘Instituti i Shëndetit Publik është duke punuar për të përgatitur mostrat sipas protokolleve të ECDC, për t’i çuar për t’i analizuar dhe për të vijuar më tej sekuencimin e këtyre mostrave. Për të bërë dhe ne të gjithë atë hartëzimin e nevojshëm për të vlerësuar nëse varianti Omicron qarkullon në vendin tonë dhe sigurisht ajo çfarë është më e rëndësishme është që të rrisim vigjilencën’, tha Manastirliu.

Varianti Omicron sipas ekspertëve është 3 herë më ngjitës se variantet e mëparshme që qarkullojnë në vendin tonë.

Deri më tani Covid-19 ka pësuar në 5 mutacione.

Ministrja në këtë situatë ka bërë apel për vaksinim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës si e vetmja zgjidhje për të ulur infektimet masive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco