Mos llogaritja e minimumit jetik në Shqipëri, eksperta e ekonomisë: Arsyeja është shumë e thjeshtë por e turpshme

Mos llogaritja e minimumit jetik në Shqipëri, eksperta e ekonomisë: Arsyeja është shumë e thjeshtë por e turpshme

13:52, 01/12/2021
A+ Aa A-

Kanë kaluar 30 vite dhe ne vazhdojmë të diskutojmë për varfërinë në terma të monedha të vogla, gjithmonë e më shumë ka të varfër dhe gjithmonë e më pak ka ndihmë në lidhje me ta.

Për të folur për këtë çështje ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe Shqeto’ Zana Guxholli ekpserte ekonomie dhe rektore e universitetit ‘Marlin Barletit’

Flavio: Le ta fillojmë statistikisht znj.Guxholli. E kemi diskuatuar me vite nevojën e përcaktimit ligjor dhe matematik të minimumit jetik në vendin tonë. Nuk është bërë, tani e kemi kuptuar pse. Pyetja ime është: si dhe sa mund të mbijetojë dikush me ato vlera që kanë ndihma ekonomike në vendin tonë, 20 euro është për jetimët, të paktën disa denoncues kanë folur dhe për 10 mijë lekë të vjetra në muaj suport ekonomik shtetëror? Si ndodh, mund të na bëni një përllogaritje?

Guxholli: Përllogaritja është e bërë që nga shifrat që juve jepni e kanë bërë ekspert dhe projetkte të ndryshme. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi minimum jetik të llogaritur zyrtar dhe arsyeja është shumë e thjeshtë por e turpshme. Ky minimum nuk është llogaritur në gjithë këto vite dhe nuk është shpallur zyrtar sepse në rast të tillë do të duhej që shteti nëpërmjet buxhetit të kompensonte pagesën e garantuar pra në skenën e ndihmës ekonomike ,në pagesën e pensioneve duhet të jepte më shumë për këtë shtresë në nevojë. Dhe pikërisht se jep një shumë qesharake shtyn dhe nuk pranon të bëjë përllogaritjen në minimumim jetik. Në fakt përllogaritjet janë bërë që në vitin 2016 qendra e Studimeve Ekonomike me profesionist ka bërë përllogaritjen dhe në atë kohë e ka nxjerrë16.000 lekë të reja dhe si e tillë ka një formulë pastaj për llogaritjen e pagës minimale që dilte 3200, përllogaritjen e pensionit minimal , për pagesën e papunësisë për nejrëzit në nevojë, për fëmijët jetim pra siç e shihni është një grup i gjërë  dhe për këtë kërkohen shuma të caktuara në buxhet. Shumat e caktuara në buxhetin tonë janë shumë të ulëta dhe qesharake dhe prandaj nuk marrin përsipër të përllogarisin këtë minimum se ndryshe duhet të rrisin gjithë këto pagesa. Do thoni ju çfarë është kjo ti bëjmë njerëzit dembel ka dhe teori të tillla që t’ju japim pa punuar? Teorikisht kjo është e vërtetë por në një vend të varfër me një ekonomi anemike me të ardhurat më të ulta në Evropë me një varfëri relative 41% që e ka llogaritur Banka Botërore dhe me një popullësi mbi 51% shumë e ndjeshme ndaj varfërisë, që do të thotë një ndryshim i vogël mund ta bëjë këtë shtresë të popullsisë më shumë se gjysmën të bie në varfëri, patjetër që mbështetja sociale duhet të jetë shumë më e madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco