‘Disa qytete pa drita’/ Administratori i OSHEE flet për problematikat në të gjithë vendin

‘Disa qytete pa drita’/ Administratori i OSHEE flet për problematikat në të gjithë vendin

19:55, 30/11/2021
A+ Aa A-

Ditët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, e për pasojë shumë zona kanë patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike.

Petraq Lika, Administratori i OSSHE ka dhënë garancitë për ditët në vijim, ku kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen më tej.

“Unë garantoj klientelën e Operatorit të Sistemit se ky operator është i përgatitur dhe për këtë dimër, i cili do të jetë akoma edhe më i fortë. Ka bërë të gjithë rikonstruksionet e domosdoshme, duke filluar që nga nënstacionet, e duke vazhduar me linjat e shpërndarjes. Është pikërisht ky operator që me të gjitha resurset e saj është e gatshme për çdolloj fenomeni. Për tremujorin e parë të vitit 2021, ne kemi kaluar 11 emergjenca civile. Ky operator është i gatshëm për çdo problematikë që mund të ndodhë. Optimizmi qëndron te të gjithë masat që ka marrë operatori.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco