Moti i keq  krijon rreziqe në Portin e Durrësit, shkëputen bovat e ujërave

Moti i keq krijon rreziqe në Portin e Durrësit, shkëputen bovat e ujërave

09:39, 30/11/2021
A+ Aa A-

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në portin më të madh të vendit. Era e fortë mbrëmjen e së hënës ka shkëputur bovën kardinale perëndimore të cekinës së Talbotit në verilindje të Kepit të Selitës si dhe bovën e ujërave të lira, bovën e pilotit në hyrje të kanalit të portit Durrës.

Lundërtarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona për shkak edhe të pranisë së objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë. Ndërkohë, Shërbimi Hidrografik po punon për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi mbrëmjen e djeshme se do të kishte vonesa në nisjen e një prej trageteve të linjës Durrës-Bari.

Trageti “Rigel VII”, i parashikuar për t’u nisur për lundrim dret Barit në orën 3:00, u nis me rreth një orë vonesë, duke dalë nga porti i Durrësit rreth orës 4:00 të mëngjesit të kësaj të marte.  Në një njoftim në faqen zyrtare, Autoriteti Portual njofton se po punohet për riparimin e defektit të shkaktuar nga moti i keq.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco