VIDEO SYRI TV/ Pa bonus qeraje, familja Haskurti: Asnjë ndihmë nga shteti! Kemi 2 vite që shpresojmë

VIDEO SYRI TV/ Pa bonus qeraje, familja Haskurti: Asnjë ndihmë nga shteti! Kemi 2 vite që shpresojmë

18:01, 27/11/2021
A+ Aa A-

Me një shtëpi të dëmtuar e shkatërruar tërësisht nga tërmeti, familja e haskurti e cila jeton në Elbasan apelon për ndihmë para kamerave të SYRI TV.

Banesa e tyre e cila u dëmtua nga tërmeti tërmeti i 26 nëntorit ku siç duket edhe nga pamjet kjo shtëpi nuk ka as kushtet më minimale.

Kryefamiljarja Dhurata Haskurti shprehet se pas rrënimit të banesës, një komision verifikimi i bashkisë Elbasan ka ardhur në këtë zonë,ku pasi bëri verifikimin e dëmeve doli në konkluzionin se banesa është e pabanueshme.

Vlerësuesit e dëmeve kanë bërë dokumentat përkatës ku kanë vlersuar banesën me vlerë 30 miljon të vjetra dhe duke e kompensuar 50% të dëmit pra familja Haskurti duhet të merte 15 miljon lekë shpërblim si dhe bonus qera i cili u premtua por deri më sot nuk ma marr as vlerën e shpërblimit dhe as bonusin e qerasë.

Familja Haskurti e cila banon në Elbasan apelon për ndihmë nga instancat shtetërore pasi prej 2 vitesh janë lënë në mëshirë të fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco