Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO SYRI TV/ Ulëz, banorët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it: Pas projektit qëndron kryetari i bashkisë

VIDEO SYRI TV/ Ulëz, banorët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it: Pas projektit qëndron kryetari i bashkisë

16:16, 27/11/2021
A+ Aa A-

Ndërtimi i një Hidrocentrali të ri në fshat, ka ngritur në protestë banorët e Madheshit në zonën e Ulzës. Banorët akuzojnë kryetarin e bashkisë se qëndron pas projektit, ndërsa shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e Hidrocentralit, që sipas tyre, u dëmton pronat.

SYRI TV

Banorët Madheshit në Njësinë Administrative Ulëz, pretendojnë se ky HEC, i cili kalon në një zonë të mbrojtur dhe parashikon t’u marrë të gjithë ujin e vaditjes, është zhvilluar në fshehtësi të plotë dhe akuzojnë kryetarin e bashkisë, se qëndron pas këtij projekti. 

Banorët thonë se nëse u marrin ujin, u kanë marrë jetën.

Ata shprehen se nuk do ta lejojnë një masakër mjedisore të bëhet në fshatin e tyre. 

Komuniteti i kësaj zone shprehet i vendosur për të vijuar rezistencën, me qëllim mbrojtjen e territorit ku ata kanë ndërtuar jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco