Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nova, ky është Superstari që sapo ka mbërritur në Shqipëri - FOTO

Nova, ky është Superstari që sapo ka mbërritur në Shqipëri - FOTO

14:23, 27/11/2021
A+ Aa A-

Kojliku qerros "Nova" prej datës 21 nëntor është vizitori më i ri që i shtohet listës së specieve të shpendëve në vendin tonë duke u shndërruar në një "Super Star" i mirëfilltë në rrafshin ornitologjik dhe atë shkencor në Shqipëri.

Pas njoftimit nga kolegët malazezë për praninë e Novës në territorin shqiptar dhe lokalizimit të tij me gps tracker Organizata Ornitologjike Shqiptare AOS ra në gjurmët e këtij shpendi mjaft të veçantë, njoftoi AOS-Albanian Ornithological Society

Geronticus eremita apo siç njihet në shqip Kojliku qerros është një specie e rrallë që i mungon kontinentit Evropian dhe Shqipërisë në gjendje të egër prej përafërsisht 400 vitesh.

Sipas IUCN (International Union for Conservation of Nature) kjo specie është e rrezikuar në shkallë të gjerë pasi numëron një popullsi totale prej 147 çiftesh mbarështuese që jetojnë në gjendje të egër në natyrë. (Statistika të vitit 2018)

Aktualisht Nova ndodhet në Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain-Tale dhe që prej datës 22 nëntor ai vijon të bëjë ecejake të shumta në një rreze prej 2 km duke përcaktuar në këtë mënyrë një territor të sigurt për të pushuar dhe për tu ushqyer përpara se ai të kthehet për të dimëruar në veri të Afrikës.

Me sa duket Nova është dashuruar me territorin shqiptar, për faktin e thjeshtë se sistemi ligatinor i ultësirës perëndimore shqiptare është mjaftë i pasur në aspektin mjedisor duke i ofruar shpendëve të ndryshëm habitat të bollshëm për tu strehuar dhe për tu ushqyer. Pavarësisht se Nova është i mësuar me praninë e njerëzve, banorët vendas dhe institucionet përkatëse janë njoftuar dhe këshilluar që ti mundësojnë atij një qëndrim të pa shqetësuar dhe të sigurt.

Shpresojmë që udhëtimi i tij plot rreziqe drejt veriut të afrikës të shkoi me sukses dhe ai të rikthehet sërisht në territorin e vendit tonë

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco