Studiuesja Ledia Dushku për 28 Nëntorin: Mungon akti origjinal i Pavarësisë, flamuri dhe fotot

Studiuesja Ledia Dushku për 28 Nëntorin: Mungon akti origjinal i Pavarësisë, flamuri dhe fotot

17:05, 26/11/2021
A+ Aa A-

Nga Dita e Pavarësisë na mbërrijnë vetëm disa relike që ekspozohen çdo përvjetor në Muzeun Historik Kombëtar. Mungesa e dokumenteve të rëndësishëm të asaj dite, mungesa e aktit origjinal të pavarësisë dhe mospasja e një fotografie në atë çast të rëndësishëm historik nuk është gjë aspak e mirë është shprehur studiuesja Ledia Dushku. Ndërsa sa i përket ndarjes së festës dhe momentit historik, Dushku shprehet se kjo është vendosur nga politika.

Nga SYRI TV

Në prag të Festave të 28-29 Nëntorit, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është mbajtur një tryezë diskutimi me temë ‘Drejt pavarësisë’, ku janë ftuar specialistë të fushës nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Përveç disa relikeve, që ekspozohen në çdo përvjetor të caktuar, nga dita e shënuar nuk kemi një akt pavarësie origjinal apo flamurin që u valëvit në ballkon, ditën e shpalljes së Pavarësisë e aq më shumë momentin e fotografuar të atij çasti historik shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

Studiuesja Ledia Dushku e njohur mirë me këtë çështje u shpreh:

Sa i përket ditës së festës dhe momentit historik, Dushku pohon se Pavarësia është shpallur më dt 28 Nëntor, ndërsa Festa është më dt 29 Nëntor. Ndër të tjera studiuesja tha se festa ka kaluar përtej historianëve duke u vendosur nga politikanët.

Historia e shqiptarëve dhe rishkrimi i saj është një proces i vazhdueshëm. Gjithmonë historianët kur kanë një qasje të re apo kur kanë dokumentacion të ri, rishikojnë vetveten, megjithatë ka akoma debate që vlojnë nëse duhet të festohet më dt 28 apo 29 Nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco