FOTO/ Balfin Innovation Summit, projektet më novatore të vitit 2021

FOTO/ Balfin Innovation Summit, projektet më novatore të vitit 2021

15:55, 26/11/2021
A+ Aa A-

Grupi BALFIN organizoi edicionin e tretë rradhazi të Balfin Innovation Summit, një aktivitet i përvitshëm dedikuar ideve dhe projekteve novatore. Katër shoqëri finaliste të Grupit nga sektorë të ndryshëm prezantuan koncepte që përbënin risi si brenda strukturës së tyre ashtu edhe në treg, ditën e djeshme në ambientet e Qendrës për Teknologji Kreative TUMO.

Balfin Innovation Summit përbën një ‘instrument’ për të prezantuar dhe maksimizuar potencialin e punonjësve, dhe për të ngritur kulturën e novacionit të Grupit në një nivel më të lartë.

Eventi u mbajt me pjesëmarrje të kufizuar fizike, si dhe u transmetua online për të gjithë punonjësit e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme të investimit në Ballkan i cili numëron afro 6,000 punonjës. Katër projektet novatore që u prezantuan në finale vinin nga shoqëritë Jumbo, Mane TCI, Neptun dhe Tirana Bank.

Vlerësimin për idetë e prezantuara e bëri një juri e përzgjedhur, e përbërë nga Enio Jaço, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Artan Hoxha, Administrator i Tirana Business University, dhe Matilda Shehu, Drejtore e Operacioneve të Biznesit në Grupin BALFIN.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, u shpreh, ‘Inovacioni nuk është vetëm një nga vlerat tona thelbësore si Grup, por përkundrazi, një traditë e mirë konsoliduar, e cila kulmon çdo vit me këtë event që shpërblen idetë më të mira që formojnë të ardhmen tonë. Fakti që pas sukseseve të Grupit qëndrojnë njerëz të veçantë si ju, të cilët janë gjithmonë të etur për ide të reja, risi dhe sukses, e bën punën edhe më të vlefshme.’

Projekti i paraqitur nga shoqëria Mane TCI, e cila operon në fushën e ndërtimit, u shpall si ‘Projekti më Novator’. Ekipi i Mane TCI prezantoi një koncept të ri për organizimin e punës mes departamenteve të ndryshme nëpërmjet përdorimit të zgjidhjeve teknologjike. Mane TCI kurorëzohet për herë të dytë si kompania që sjell projektin më novator në BIS.

Në sajë të këtyre aktiviteteve, Grupin BALFIN dallohet si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të ideve novatore në të gjitha vendet ku është i pranishëm. Balfin Innovation Summit është aktiviteti më i rëndësishëm i tij në lidhje me inovacionin. Projektet e prezantuara nga kompanitë e grupit në këtë event kanë rezultuar të suksesshme në qasjen dhe aplikimin e tyre në treg, çka e bën aktivitetin në vetvete edhe më të konsoliduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco