VIDEO/ Dëborë e dendur në Dardhë të Korçës, nisin punë borëpastrueset

VIDEO/ Dëborë e dendur në Dardhë të Korçës, nisin punë borëpastrueset

09:41, 26/11/2021
A+ Aa A-

Në segmentin rrugor të Dardhës në Korçë, nga kilometri i 9-të deri tek i 11-i ka patur reshje më të dendura dëbote gjatë natës dhe për këtë është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese, të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, për të eleminuar ngricat.

Sipas gazetares Sidorela Xhomaqi që filmoi pamjet, reshjet kanë filluar prej mëngjesit  të sotëm me intensitet të ulët dhe vende- vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e borës varion nga 3 deri në 5 cm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco