Banorët protestojnë kundër prishjes së banesave, Këlliçi: Po abuzohet me projektin e rindërtimit

Banorët protestojnë kundër prishjes së banesave, Këlliçi: Po abuzohet me projektin e rindërtimit

16:41, 25/11/2021
A+ Aa A-

Banorët e Kombinatit në Tiranë janë ngritur në protestë, duke thënë se janë kundër prishjes së banesave të tyre.

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi deklaroi se po abuzohet me projektin e rindërtimit, duke shtuar se banorët në Kombinat jetojnë në kushte skandaloze.

“Banorët këtu në Kombinat janë ngritur në protestë. Këtu njerëzit jetojnë në gjendje të mjerueshme. Nuk mund të lenë banesat në këtë mënyrë.

Po abuzohet me rindërtimin. Nuk ka asnjë informacion për atë që do ndodhë. Banorët kanë dy vite që ndihen në pasiguri. Ku ta gjejnë banorët shtëpinë direkt? Këtu është si Kandahar, nuk jemi në fakt në Bagdad, por kështu ngjan, se kushtet janë skandaloze”, deklaroi Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco