VIDEO-SYRI TV/ Harta e re, ja kush janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri

VIDEO-SYRI TV/ Harta e re, ja kush janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri

15:10, 25/11/2021
A+ Aa A-

Shqipëria do të ketë një hartë të re sizmologjike, për të treguar se kush janë zonat më të rrezikuara e ku duhet treguar më tepër vëmendje mbi cilësinë e ndërtimeve. Pas prezantimit të kësaj harte, ekspertët ngritën shqetësimin se në Shqipëri vijon të ketë ndërtime që nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë për tërmetet.

Nga SYRI TV

2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Instituti i Gjeoshkencave dhe Universiteti Politeknik i Tiranë ka nxjerr hartën e re të sizmologjisë. Ky referim i ri përcakton vlerat e rrezikut dhe periudhat e përsëritjes së Lëkundjeve sizmike për periudha 95 dhe 475 vjet për çdo njësi administrative të vendit .

Sizmologët Llambro Duni dhe Edmond Dushi theksuan se kjo hartë e re e do të ndihmojë që ndërtimet e reja të orientohen duke ruajtur parametrat dhe rritur sigurinë duke pasur parasysh se aktiviteti sizmik vazhdon.

Inxhinieri Ibrahim Milushi e vuri theksin tek cilësia e ndërtimeve, që sipas tij ende nuk kanë arritur parametrat për tu konsideruar të sigurta.

Por ndryshe nga ekspertët, zv. Ministri infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja u shpreh se ndërtimet në vend i plotësojnë kushtet e sigurisë.

Sizmologu Llabro Duni u shpreh se duhet bërë një kategorizimi i ndërtesave që janë për shërbim publik si çerdhe kopshte shkolla. Për këto kategori duhet patjetër një inspektim pasi është e vështirë kategorizimi i çdo godine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco