Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kafe shqeto/ Sa siguri kanë fëmijët e birësuar nga çiftet gay?

Kafe shqeto/ Sa siguri kanë fëmijët e birësuar nga çiftet gay?

14:31, 25/11/2021
A+ Aa A-

Sa siguri kanë fëmijët e birësuar nga çiftet gay?

Për të folur në lidhje me këtë temë ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto’ Ilir Çumani drejtor i Insitutit Kombëtar të Intergrimit të jetimëve në Shqipëri, Ina musaj psikologe dhe Alban Duraj drejtor ekzekutiv i klinikës së ligjit “Wisdom’ .

Dori: Bëhet fjalë për disa ndryshime në Kodin e Familjes në ligjin e birësimit të cilat dukshëm ndryshojnë procedurën e deri tanishme për birësimin e fëmijëve. Do të doja një koment në lidhje me ndryshimet më pikante që parashikohen në këtë draft të propozuar nga mazhoranca, e cili pritet të diskutohet dhe në Komisionet Parlamentare para se të votohet?

Çumani: Më duhet të them që ndryshimet që vijnë në Kodin e Familjes që do të paraqiten në Kuvendin e Shqipërisë pasi ajo akoma nuk i është nënshtruar një procedure të diskutimit më të gjërë të grupeve të interesit synojnë për të bërë disa ndërhyrje që kanë të bëjnë me procesin e birësimit nga disa individë të cilët shprehen dhe në këtë projektligj që konsiderohen të vetëm apo çiftet që janë në një lidhje prej tre vjetësh. Ndryshe nga Kodi i mëparshëm ky projektligj që do të paraqitet dhe në parlament parashikon dhe mundësinë e këtyre fëmijëve nga çiftet e komuniteteve të tjera ku parashikohet dhe ajo e komunitetit të LGBT-së. Sigurisht ne nuk kemi asnjë paragjykim në lidhje me të drejtat që ky komunitet ka siç kanë gjitha grupet dhe targetet e tjera të shoqërisë por ajo që më duhet të theksoj ka të bëj me faktin që çdo gjë që duhet të konsistoj në lidhje me birësimin duhet të jetë në lidhje të lartë me interesin e fëmijëve. Shqipëria ka nënshkruar Koventa që lidhen me të drejtat e fëmijëve dhe ligji i mëparshëm që është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Kodi i fundit fare i birësimit parashikon në mënyrë shumë eksplicite dhe të saktë se kush do të jenë procedurat që precizojnë në mënyrë shumë rigoroze këtë process të gjatë të vështirë por që në fund të fundit në fokus kanë interesin e lartë të fëmijës.

Flavio: A reflektohet kjo?

Çumani: Sigurisht që ligji aktual e reflekton në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është në përputhje me modelet më të mira që kanë legjislacionet ndërkombëtare ai i huaj dhe ka funksionuar për bukuri.

Duraj: Përsa i përket propozimeve që ka paraqitur në Kuvend për miratim në lidhje me birësimin, ne kemi rezervat tona në lidhje me këtë projektligj pasi Kodi i Familjes ka nevojë , ka ardh koha të plotësohet me ndryshime të tjera të cilat këto do të reflektohen dhe në këtë projektligj të  ri lidhur dhe me mënyrën apo me birësimin, që dotë thotë Kodi i ynë në këto kohë ka probleme përsa i përket detyrimeve ushqimore që kanë prindërit për fëmijët , për lëvizjet jashtë shtetit , kemi qindra raste në gjykatë të cilat nuk po marrin zgjidhje dhe për shkak të mungesës së gjyqtarëve në këtë moment dhe nga ana tjetër kemi dhe probleme me zgjidhjen e martës, pra nuk bëhet dot një zgjidhje martese në qoftëse dy apo paditësi nuk është prezent në Shqipëri që do të thotë se këto sjellin probleme shumë të mëdhaja lidhur me funksionimin e marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijëve apo bashkëshortëve të cilët ligjërisht e mbajnë peng njëri tjetrin dhe kjo reflekton tek të drejtat e fëmijëve. Nuk mund të bëhen ndryshime lidhur me këto pjesë pa rregulluar këto probleme të cilat janë jetike. Natyrisht këto grupet e interesit janë të interesuara lidhur me birësimin që do të thotë kemi grupet e interesit LGBT të cilët janë të interesuar për të bërë birësim apo një prindër i vetëm por nga ana tjetër duhet që ne të krijojmë mekanizma mbrojtës lidhur me kontrollin se si do të shkojë bashkëjetesa e këtyre grupeve apo e birësuesve lidhur me fëmijët.

Dori: Po në lidhje me moshën e re të birësimit, të ulës së moshës, 21 vjeç?

Duraj: Nuk ka problem mosha përderisa martesa lejohet mbi moshën 18 vjeç. Mosha për mendimin tim nuk ka ndonjë problem por janë target grupi i caktuar, pra duhet patur një studim i mirëfilltë, një studim i veçantë. Ky ndryshim është i parakohshëm shoqëria jonë nuk është e përgatitur pavarësisht se këto grupe kanë të drejtat e tyre lidhur dhe me ligjin për mbrojten nga diskriminimi i cili është një ligj i cili është miratuar në kuadrin e katër direktivave të Bashkimit Evropian dhe ne jemi të detyruar që t'i respektojmë, por shoqëria jonë nuk ëhstë e përgatitur për këtë projektligj.

Musaj: Si fillim unë dua të theksoja faktin se ne nuk kemi kërkuar pikërisht që birësimi të kryhet nga një person i vetëm që do të thotë mashkull apo dy gjini të njëjta plus faktit që birësimi sigurisht më parë është kryer nga një person i vetëm thjesht është kërkuar që të cilësohet nga një prind i vetëm por jo se nuk është kryer më përpara.

Dori: Ka qenë një procedurë shumë e vështirë kam përshtypjen?

Musaj: Sigurisht ka pasur vështërsinë e vetë për faktin sepse ne absolutisht kemi përparësi çiftet pra që do të thotë nga një burrë dhe një grua të cilët kanë përparësi përpara një femër të vetme për të birësuar një fëmijë dhe kjo për faktin që fëmijës mos ti mungojë figura e asnjë prindi.

Dori: Keni ndonjë kundërshtim ndaj këtij drafti?

Musaj: Ne do të thuash si institucion?

Dori : Ju si institucion dhe juve  si profesioniste, si psikologe. A është interesi i fëmijës më i lartë i prezentuar në këtë draft?

Musaj: Absolutisht që po.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco