Shkodër/ Jo vetëm që nuk ua paguan pagat e prapambetura, por pronari i fasonerisë tallet me punonjëset e tij

Shkodër/ Jo vetëm që nuk ua paguan pagat e prapambetura, por pronari i fasonerisë tallet me punonjëset e tij

13:16, 25/11/2021
A+ Aa A-

Mosmarrja e pagave të prapambetura ka ngritur në protest punonjeset e një fasonerie në Shkodër.

Të shqetësuar punonjeset kërkojnë rrogën dhe sigurimet të cilat nuk ju janë hedhur këto tre muajt e fundit.

Punonjeset e fasonerisë të kontaktuar nga emisioni i mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në SYRI.TV kanë shprehur frikë në dalje televizive për të folur për problemin e tyre por emisioni ka arritur të sigurojë një bisedë telefonike me njerën nga këto punonjëse dhe lejen për ta transmetuar, e cila është shprehur:

' Unë kam punuar një vit tek ajo fabrikë. SHPK Vëllezërit Paloka quhej, pasi në fund na e kanë thënë këtë emër. Me një fjalë me 28 qershor na kanë thënë Pashku: Unë kam falimentuar dhe do t'ja kaloj Mersim Cenajt dhe me 12 gusht do të merrni rrogën e parë me këtë pronarin e dytë. Kur erdhi data 12 i thamë ne: A dolën pagat? Ai tha se mbas dy ditëve do të dalin. I thamë sërish: A dolën pagat pasi u bënë 2 muaj gati. Jo do t'jua jap, jo nuk mi kanë dërguar lekët nga Italia, duke nxjerrë justifikime. As sigurime nuk na ka paguar, asgjë. Kur kemi vajtur tek ai i kemi thënë: Mos na bën të shkojmë në polici dhe të denoncojmë. A e dini çfarë tha: Shkoni dhe a të vij dhe unë  të bëj denoncim. Ndërsa disa të tjerave ju kishte thënë shkoni i merrni tek prokuroria se keni bërë denoncime,  se nuk keni lekë më.

Por nuk ka mbaruar me kaq emisioni 'Kafe Shqeto' ka siguruar dhe një video, ku  Mersim Cenaj që pretendohet të jetë pronari i dytë i fasonerisë pas Pashko Palokës tallet me punonjëset e tij. 

Ju ftojmë të shihni videon për më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco