Parashikimi i motit për ditën e enjte

Parashikimi i motit për ditën e enjte

23:05, 24/11/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime. Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor. Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon. Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 12°C në zona e ulëta 8 deri 20°C në zona bregdetare 9 deri 20°C

Ju urojmë një ditë të bukur në vijim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco