VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e fëmijës në Fier, flet Lira Gjika: Pedofili mund të vrasë, të tregojmë kujdes

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e fëmijës në Fier, flet Lira Gjika: Pedofili mund të vrasë, të tregojmë kujdes

13:54, 21/11/2021
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë e regjistruar në Fier, ka tronditur mbarë opinionin publik. Pediatrja Lira Gjika ka folur në një intervistë për gazetaren e SYRI TV, Fjona Çela, në lidhje me fenomenin e pedofilisë, ndërsa vuri theksin në kujdesin që duhet treguar me edukimin dhe trajtimin e fëmijëve.

Nga SYRI TV

Ngjarja e rëndë e regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar rrëmbeu një fëmijë 8 vjeç, e vrau dhe më pas e groposi në oborrin e banesës, ka tronditur mbarë opinionin publik. Në optikën e pediatres Lira Gjika, autori i ngjarjes konsiderohet pedofil, ndërsa ky fenomen shqetësues, vjen si pasojë e disa faktorëve.

Gjika vë theksin në kujdesin që duhet treguar me edukimin dhe trajtimin e fëmijëve që në familje e më tej edhe ne institucionet arsimore, ndërsa shkon më tej duke treguar edhe mënyrat e gabuara në edukimin e individit që në moshë të vogël, të cilat janë të ngjizura në kulturën shqiptare.

Më poshtë, keni intervistën e plotë të pediatres Lira Gjika dhënë për SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco