Korça ndryshe, periferia pa investime. Infrastruktura rrugore problem për banorët

Korça ndryshe, periferia pa investime. Infrastruktura rrugore problem për banorët

20:38, 20/11/2021
A+ Aa A-

Lagja nr. 10 në Korçë ndodhet nën pushtetin e baltës dhe inerteve. Banorët ankohen se prej vitesh Bashkia nuk ka kryer asnjë investim duke e lënë këtë zonë në harresë. 

Mungesa e ndriçimit trotuareve apo dhe parqeve po vështirëson jetën e  banorëve.

Përtej qendrës së Korçës, investimet duket se zbehen  nga pushteti vendor. Lagja nr 10  prej vitesh nuk kanë pasur vëmendje nga bashkia. Ndërtimi i banesave sociale para disa vitesh, solli dhe shpresën se në këtë zonë do të kishte invstime të tjera. Por duket se bashkia u mjaftua me kaq, duke lënë në mëshirë të fatit të gjithë sistemin infrastrukturor të kësaj lagjje.

Kjo zonë ndodhet shumë pranë parkut publik të qytetit të Korçës, i cili është në kontrast të plotë sa i përket vëmendjes dhe investimeve që ka pasur nga bashkia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco