VIDEO/ Gjanica ndotet nga fabrika e ullirit. Bizneset hedhin mbetjet pranë shtratit

VIDEO/ Gjanica ndotet nga fabrika e ullirit. Bizneset hedhin mbetjet pranë shtratit

17:45, 20/11/2021
A+ Aa A-

Fabrikat e përpunimit të ullirit hedhin mbetjet e lëngëta pranë shtratit të Gjanicës duke u bërë shkak për ndotjen e lumit. Banorët e Fierit, shprehen të shqetesuar per ajrin e ndotur që vjen nga Gjanica, të cilët i bëjnë apël qeverisë që të marrë masa për të zgjidhur situatën.

Përvec mbetjeve të hidrokarbureve, prej disa javësh fabrikat e përpunimit të ullirit janë kthyer në ndotëse kryesore të lumit Gjanice. Të ndërtuara përgjatë rrjedhës së lumit mbetjet e lëngëta nga përpunimi i ullirit derdhen e në gjendje të lirë përfundojnë në shtratin e Gjanicës, kur prej pronarëve të fabrikave duhet të grumbullohen në gropa të posaçme. Ndotja e vazhdueshme e gjanicës nga bizneset, përbën një shqetësim për banorët e zonës të  cilët shprehen se ajri I rëndë kundrmon lagjet përgjatë lumit. Ata kërkojnë nderhyrjen sa më shpejtë të institucioneve për të zgjidhur situatën me ndotjen.

 

Ndotja nis nga Panahori i Mallakastrës ku ushtrojnë aktivitetin e tyre dy fabrika, tre të tjera janë gjatë rrjedhës së lumit në Oficinën e Vjetër,  Patos Fshat e Lalar mbetjet e lëngjeve të të cilave bashkohen dhe me mbetjet e ndryshne te hidrokarbureve e perfundojne përmes qyterit Fier duke ndotur ajrin dhe kontaminuar tokën e ujin e më pas në bregdetin e Semanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco