FOTO/ Diell dhe ngrohtë, kështu do të jetë moti i fundjavës

FOTO/ Diell dhe ngrohtë, kështu do të jetë moti i fundjavës

13:55, 19/11/2021
A+ Aa A-

Moti gjatë fundjavës do të jetë me diell dhe ngrohtë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nuk priten reshje shiu.

Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën:

Fundjava do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.   

Dita e shtunë parashikohet të nisë me mot me vranësira të cilat gradualisht do ti lënë vendin kthjellimeve. 

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1 deri në 7m/sek.

Dita e diel do të ketë mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale dhe pa ndryshime të ndjeshme në vlerat maksimale.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco