Si ndikon dhuna që transmetohet në media, tek fëmijët, flet sociologia Eris Dhamo

Si ndikon dhuna që transmetohet në media, tek fëmijët, flet sociologia Eris Dhamo

13:32, 19/11/2021
A+ Aa A-

 'Gazetarët dhe mediat gjatë gjithë kohës duhet të  përpiqen të botojnë informacion që, në dijeninë e tyre, është i vërtetë, i balancuar dhe i verifikuar.”- kjo është pika e parë e Kodit të Etikës së Gazetarit, hartuar nga ekspertë vendas.

Por vendi ynë vijon të përballet me shkelje periodike të etikës në media.

Për të folur mbi këtë temë dhe në lidhje me ngjarjen makabër të Fierit ishte e ftuar në emsionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ pedagogia e shkencës sociale Eris Dhamo.

Dori : Organizatat mediatike sa herë në fakt që ka ngjarje të tilla që kemi një mbi raportim përtej asaj që quhet etike dalin me rekomandime dhe me vëretje për gazetarët që nuk duhen të bëhen disa raportime të caktuara sepse janë në shkelje të etikës porfesionale.Por përveç etikës profesionale kemi të bëjmë edhe me një dëm në mbarë popullatën, dëm psikologjik. Pikërisht unë këtu doja të ndaleshim. Cili është dëmi që merr popullata nga raportimet e tilla, ku shpesh jepen detaje makabre që në fakt nuk i hyjnë në punë askujt?

Dhamo: Përçuesit e medias duhet të kenë në konsideratë faktin që a janë ato të ndërgjegjshëm mbi efektin që kjo përcjellje mediatike kriminale  ka? Sigurisht që misioni i medias është informimi. Po efekti që ndikon ky informin këto detaje të informimit? Media krimi dhe publiku në fakt janë një nga studimet dhe analizat që sot bëhen. Përsa i përket kontribimit kryesor që ndikon në perceptimin e publikut mbi krimin ose ndryshe si magjepseja e publikut mbi krimin ndikon pikërisht në media. Kjo nuk do të thotë që nuk do të transmetojmë situata kriminale. Por sa publiku reagon dhe percepton  mbi këtë sitatë kriminale? Nëse na duhej ti referohemi rastit të fundit, a kemi ne ndërgjegjësim mbi komunitete të cilat mund të kenë në përbërje të tyre individë të cilët kanë karakteristika të ngjashme me kriminelin në fjalë?  Si janë ndjerë këto familje? Si janë ndjerë këta individë? Dhe ju e dini që lajmet shikohen dhe janë në  periudhën më të mirë të mundshme të shikueshmërisë që ka dhe fëmijë. Si e perceptojnë fëmijët pikërisht këtë dhunë?

Dori: Na e shpjegoni ju se çfarë ndodh me psikikën e një fëmijë kur ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme ndaj kësaj dhune mediatike, në çdo orar të ditës, sepse kemi dhe filma që shfaqen në një orë të caktuar dhe kemi një rekomandim aty ku këshillohet të mos shihet për shkak të skena tepër të rënda me prindër apo mos të shihet fare nga një grup moshe e caktuar. Në fakt ne kemi dhunën live që jepet çdo orë të ditës nga mediat?

 Dhamo: Nëse mund të ndalojë vetëm tek dhuna dhe tek krimet në momentin e lajmeve, ju përmendet fare mirë filmat në të cilat kemi ato pullat në krye të ekranit ku informohen prindërit ose kujdestarët e fëmijëve mbi mesazhet që ky film sjell mbi dhunën, mbi fjalorin banal dhe mbi shfaqjen e disa gjesteve jo të pranueshme. Pse e kemi këtë gjë? Sjellet tona në një masë të konsiderueshme janë të modeluara. Dhe kur them janë të modeluara fëmijët e kanë natyrore që të kopjojnë atë që shikojnë. Dhe ne sot ankohemi që kemi një shoqëri të dhunshme. Po si mos ta kemi një shoqëri të dhunshme kur sot zyrtarët ose politikanët ose drejtuesit e niveleve të larta përcjellin mesazhe me ofendime. Në shumë raste ne kemi pasur dhe në ambjente më të larta të këtij vendi legjislative dhunë dhe kemi transmetim dhune drejpërsëdrejtë dhe komentim të dhunës për disa momente për të mos kaluar pastaj tek gjestet e makabritetit të krimeve. Si ndikon kur fëmija rritet në një mjedis dhune? Kur fëmija rritet në një mjedis dhune për ata të cilët janë familje të shëndoshta ose kanë një edukim të shëndoshtë ose të cilëve ju është sqaruar mirë dhuna, ata kanë shumë mundësi që nesër të jenë vetë individë të dhunshëm ose të kenë një tolerancë të lartë për dhunën. Situata agrovohet për fëmijët ose për të tjerët të cilët nuk janë të monitoruar në shikimin e këtyre lajmeve. Sigurisht që frika dhe ankthi janë dy nga elementet kryesor dhe kur them frikë rriten në një mjedis të pasigurtë ose të frikësuar sepse sa të dalin nga shtëpia, të afërmit, komshitë ose ata të cilët paguhen për të na ofruar politika dhe një mirëqënie janë pikërisht ata të parët të cilët do t’i dhunojnë. Nuk mbetet vetëm kaq, janë individët që më pas do të performojnë, do të përfshihen në aktivitetete dhune dhe do të transmetojnë dhunë kryesisht tek bashkëmoshatarët po pse jo dhe më pas në një shoqëri të gjërë dhe kush do të dëshironte që pranë vetes të kishte një shoqëri të pastabilizuar domethënë të pa qetë me reagime sjelleje jashtë normales.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco