VIDEO: ‘Gabim i madh të mendoni se s’ju duhen sigurimet shoqërore, skema e pensionit funksionon’

VIDEO: ‘Gabim i madh të mendoni se s’ju duhen sigurimet shoqërore, skema e pensionit funksionon’

12:17, 19/11/2021
A+ Aa A-

 “Ja një këshillë: të hyjnë tek e-Albania e të shikojnë a i kanë sigurimet shoqërore të paguara muaj për muaj. Nuk i kanë aty?! Nuk ua kanë paguar?! Të shkojnë tek qendra e punës dhe ta kërkojnë të drejtën e tyre për pagesën e sigurimeve shoqërore.”

Kjo është vetëm një nga këshillat bazë që ka dhënë sot, eksperti i punësimit, z. Erald Pashaj, drejtuesi i “Eppc Albania&Kosovo”, në studion e “Kafe Shqeto”, lidhur me problemet shumë të mëdha me të cilat po hasen sot punonjësit që nuk iu iu janë paguar sigurimet shoqërore, që nuk kanë dashur ose kërkojnë të paguhen me para në dorë pa menduar për vitet e pleqërisë dhe ca më keq akoma, pasojat në rastet kur pësojnë aksidente në punë.

Gazetarja Dori Daka e ka pyetur z. Pashaj se cili është qëndrimi i tij për këto raste.

Erald Pashaj: A ka punonjës që bien dakord se nuk iu duhen sigurimet shoqërore?! Është një gabim shumë i madh i individëve që e mendojnë kështu, është një problem shumë i madh i tyre personal. Sigurisht që ka një kategori që është e dypunësuar, se ata paguajnë disa sigurime shoqërore diku tjetër, po ata bëjnë evazion fiskal. Është një gabim i madh dhe iu është shitur si një përfitim momental i vogël duke iu thënë se ti ke një pagë të caktuar por po t’i mbajmë, ti merre neto. Është gabim i madh dhe nuk duhet ta pranojnë diçka të tillë sepse është në disavantazh të tyre.

Përsa i përket pensionit, natyrisht që do të kenë probleme shumë të mëdha nesër. Ne kemi çdo ditë në zyrë mosha të vjetra që nuk iu janë paguar sigurimet kryesisht nëpër rrethe, që e kanë bërë këtë gabim dhe do t’iu dalë një pension shumë i vogël. Skema e pensioneve funksionon. Ata që e kanë paguar rregullisht, që kanë paguar me pagat reale, marrin një pension të drejtë...

Plus, kemi dhe një problem tjetër: të pasiguruarit. Të pasiguruarit nuk përfitojnë as barrëlindje, sidomos femrat dhe as për aksidentet në punë e është një tmerr i madh. Po të kesh sigurimet, më besoni se e them me bindje ngaqë e bëj përditë këtë punë, funksion shumë mirë. Në qoftë se një grua ikën me leje lindjeje, merr leje, merr pagesa të sigurimeve shqoqerore e çdo gjë funksionon. Më besoni. Pra, duhet patjetër të paguhen sigurimet shoqërore.

Pyetja e dytë ishte “a demoralizohen ata punëdhënës kur shikojnë se të tjerët nuk paguajnë?!”

Po, natyrisht, kjo është shkelje e rregullave të ekonomisë së tregut dhe është e ndëshkueshme. Mospagesa e sigurimeve shoqërore dhe e tatimit mbi të ardhurat personale është vepër penale. Nuk është çështja po të kapën, se jo vetëm që do të gjobitesh, por do të shkosh për ndjekje penale. Varet nga masa sa dëm ke bërë. Pra nuk është një gjë që mund ta kalosh kaq lehtë. Natyrisht ndodh shumë, sidomos  evazioni ndodh shumë.

Pra vendosja me pagë minimale ka një përmirësim me nënshkrimin e kontratave të punës, sepse gjobat janë shumë të mëdha nëse të gjendet një punonjës i padeklaruar dhe kontrollet ekzistojnë, bëhen shumë thjesht. Vjen një inspektor i Inspektoriatit të Punës dhe punonjësve që janë në kompani u merr kartën e identitetit dhe me atë shkon tek Departamenti i Financës. Për shkak të kësaj, kontratat bëhen, por bëhen minimale; pra këtu kemi evazion. 

Tani, a ka probleme me konkurencën dhe një nga ato është edhe ky?!

Po natyrisht që ka, se ti duke mos paguar të gjitha këto kosto, del nesër me një çmim më të favorshëm sesa konkurenti yt dhe dëmton ekonominë e tregut, dëmton konkurencën e vetëm dëme ke nga kjo. Individët duhet të bëjnë çmos që të verifikojnë veten e tyre a janë të regjistruar, sepse disa prej tyre as nuk e dinë fare. Dhe ja një këshillë: të hyjnë tek e-Albania, të vendosin kodin e tyre personal e të shikojnë a i kanë sigurimet e tyre shoqërore të paguara muaj për muaj. Nuk i kanë aty? Nuk ua kanë paguar? Të shkojnë tek qendra e punës dhe të kërkojnë të drejtën e tyre për pagesën e sigurimeve shoqërore.” theksoi z. Pashaj. /ar.sh/SYRI.NET

Intervista e plotë me dy të ftuarit në "Kafe Shqeto".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco