VIDEO/ Kalben tonelata mandarina në Dimal, mungesa e rrugëve çon fermerët drejt falimentit

VIDEO/ Kalben tonelata mandarina në Dimal, mungesa e rrugëve çon fermerët drejt falimentit

10:09, 19/11/2021
A+ Aa A-

Dimal - Fermerët e fshatit Hinkë në Dimal po shkojnë drejt rrënimit e falimetimit të plotë për shkak të mungesës së rrugës dhe tregut, ndërkohë që është ulur ndjeshëm edhe fuqia punëtore.

Fshati Hinkë në qarkun e Beratit kultivon prej vitesh agrume dhe e gjithë zona është e mbjellë me pemë manderine dhe agrume të ndryshme. Shqetësim për fermerët e zonës mbetet edhe infrastruktura rrugore, e cila i penalizon çdo vit për nxjerrjen në treg të prodhimit, njofton SYRI TV.

Për shkak të mungesës së rrugës ata po shkojnë drejt falimentimit sepse askush nuk futen dot me automjete në këtë zonë për të marrë prodhimet e tyre dhe kjo i ka detyruar në shumë raste ti hedhin prodhimet në kanal.Fermerët pohojnë se,nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti dhe se janë drejt falimetimit.

"Rruga është për faqe të zezë,edhe të jetë mundësia për ta çuar prodhimin në treg nuk e çojmë dot. Po kështu edhe tregu nuk e përballon dot gjithë këtë mall që është prodhuar"-shprehen fermerët e Hinkës.

Fermerët pohojnëse,nuk kanë marrë asnjë sunvension ngashteti,ndërkohë që duhet të paguajnë edhe faturat e shtetit, plehun dhe pesticidet,çmimet e të cilave jo vetëm që janë më të larta nga vendet e tjera por edhe me cilësi jo të mirë.

Fshati Hinkë është një fshat që ndodhet në Njësinë Administrative Poshnje në Dimal.

Ky fshat ka një sipërfaqe jo të vogël bujqësore,e favorshme për bujqësi dhe pemëtari.Prej afro 20-vitesh,fermerët e këtij fshati merren me prodhimin e agrumeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana19/11/2021 13:14

Eshte nje fshat i shkelqyer buze lumit te Semanit , i cili rrihet gjithe diten nga dielli qe nga mengjezi deri ne mbremje . Jane fermere shume puntore te cilet perveç serave tashme kane vite qe i jane rikthyer prodhimit te agrumeve dhe ullirit . Mandarinat perbejne mbi 70 % te te ardhurave nga fermat e atij fshati . Mungesa e rruges per te nxjerre prodhimin ne treg i penalizon me te vertete ata,aq me teper sot qe qeveria po i kthen perfundimisht kurrizin edhe Myzeqese me Subvencione falas..??!!

Shto koment

Denonco