Si ishte buxheti i pandemisë për Kosovën ,Maqedoninë dhe Shqipërinë? Flasin ekspertët e të trija vendeve

Si ishte buxheti i pandemisë për Kosovën ,Maqedoninë dhe Shqipërinë? Flasin ekspertët e të trija vendeve

14:14, 18/11/2021
A+ Aa A-

Mbështetja buxhetore direkte për pandeminë, në vendin tonë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, vazhdon të jetë më e ulta në rajon dhe në botë për këtë arsye dhe presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar me shpallje “Miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”.

Për të folur mbi këtë çështje në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ ishte i ftuar gazetari nga Maqedonia Gazmend Rexhepi për të parë se sa ka qënë atje kjo masë financiare, gazetari i ‘Syri Kosovës’ Safet Gërxhalliu si dhe ekspert i ekonomisë doktor Klodian Muço.

Dori: Në fakt nderi e do që t’ja jepnim fjalën miqve, por do ta kalonim të paktën tek vendi i fundit që zë Shqipëria në mbështetjen e buxhetit direkt për pandeminë dhe do ta kaloja tek Klodian Muço. Një koment të shkurtër në lidhje me këtë mbështetje le të themi jo siç do të duhej të buxhetit gjatë pandemisë për ekonominë shqiptare dhe për pasojat që kjo mbështetje e pakët ka aktualisht te ekonomia shqiptare?

Muço: Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë në periudha krizash në Shqipëri gjithmonë i është lënë barra popullit.   I thënë me fjalë të thjeshta populli gjithmonë do t’i duhet t’ja dal vetë sepse qeveria ndonjëherë zhduket apo po bëhet e padukshme sa herë që njerëzit kanë nevojë. Kështu ka ndodhur dhe përgjatë pandemisë ndryshe nga ajo që u sugjerua nga institucionet ndërkombëtare kur ne i dëshirojmë ti citojmë ata apo kur dëshirojmë t'i marrim për bazë siç u morën shumë për bazë në periudha të caktuara si në këto momente kur po hartohet projekt buxheti përgjatë pandemisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeroi që të mbështetej ekonomia deri në 9.5 përqind të GDP-së. Çfarë duhet të bënim ne realisht? Ne bëmë një paketë që do të shkonte deri në 3.6 të GDP-së , morëm 1.1 miliardë euro borxh, borxh për të paguar borxhet e kaluara, borxh për shpenzimet që ka bërë qeveria por kur erdhi puna për mbështetjen të qytetarëve dhe të biznesit gjatë pandemisë harxhuam vetëm 110 milion euro apo le të themi që paratë që shkuan në xhepat e qytetarëve apo bizneseve përsa i përket mbështetjtes së pandemisë ishte gati 1.1 përqind e GDP-së. Domethënë jo vetëm përqindja më e ulët në rajon por kam përshtypjen dhe në nivel global. Çfarë impakti dha? Impaktin që ekonomia u tkurr me 3.8 përqind por u tkurr me kaq pak jo sepse ishte mbështetje e qeverisë por u tkurr me kaq pak se shqiptarët siç janë mësuar gjithmonë vetëm me 1 milion shqiptarë që jetojnë në emigracion që janë detyruar që të mbështesin familjet e tyre me anë të remitancave, domethënë  të sakrifikojnë kursimet e tyre, veten e tyre.

Flavio: Pyetja është pikërisht për këtë mbështetje direkte buxhetor në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut duke filluar nga Kosova. Sa është ndjerë dhe si është ndjerë impakti i saj drepërdrejtë? Sa i kanë ndihmuar bizneset të mbijetojnë në pandemi dhe në raportin e Shqipërisë me pandeminë ku fjala kyçe ishte mbijetesa?

Kërxhalliu: E para pajtohemi të gjithë me atë që bota nuk është ajo që ka qënë më parë e dyta duhet të jemi të përgatitur për një renditje të re ekonomike dhe e treta nisur nga ata që thonë ekspertet bota do të goditet nga një pandemi ekonomike si pasojë e covid-19 e cila më së shumti ka goditur vendet e ballkanit. Në tetor të vitit 2020 është miratuar një pako dhe në këtë vit ka qënë e paraparë një ndihmë prej 420 milion eurosh në Kosovë e cila do të jetë në funksion të rimëkëmbjes por e tëra ka mbetur shumë më teper në axhendën qeveritare se sa i ka shkuar biznesit. Vlen të theksohet për hir të opinionit që Kosova e ka fatin që komunteti i biznesit ka bërë shumë hapa para politikës , Kosova ka diasporën e cila ka qënë bahçe e stabilitetit social dhe qëndrueshmërisë ekonomike. Që një vit e gjysëm apo më teper  nuk janë shfrytëzuar më tepër se 120 milion euro ndihmë . Për bizneset është mjerimi më i madh që nuk mund të përshkruhet, por nëse në një shtet dominon axhenta politike dhe problemet e jashtme bëjnë ato të brendshmet dhe ato të brendshmet bëjnë ato të jashtmet vërtetë e ngadalësojnë proceset dhe Kosova tani e tutje do të ketë sfida të shumta. Dua të ndaj me ju një mendim që ndoshta mund të jetë një apel për komunitetin e biznesit edhe në Kosovë dhe në Maqedoni dhe në Shqipëri që definitivisht pandemia është një sfidë dhe aty ku ka sfida ka mundësi dhe besoj që komuniteti i biznesit është duke bërë hapa të avancuar falë pjekurisë , gadishmërisë dhe fleksibilitetit të vet.

Rexhepi: Maqedonia ishte vendi që aplikoi shumë masa anti-covid për të ndihmuar bizneset që ishin në krizë. Por kishte dhe dy pako të masave të cilat financuan qytetarët, studentët si dhe pensionistët. Diku afro 500 milion euro ishte shifra me të cilën u ndihmuan bizneset, qytetarët nga buxheti i Maqedonisë gjatë viteve të pandemisë sa ishte 2019, 2020 dhe tani në përfundim të 2021. Mund të them se shifrat në shikim të parë janë të kënaqshme kur sheh se shteti ka ndarë rreth 500 miloin euro për të rikuperuar ekonominë mirëpo problem qëndron sa janë thithur këto mjete dhe sa janë destinuar në aspektin e duhur. Kishte dhe afera korruptive të cilat janë në procese gjyqësore përsa i përket thithjes së këtyre mjeteve nga na e kompanive të cilat kanë lidhjet e tyre në institucionet shtetërore. Ka patur kompani të cilat sinqerisht kanë pasur nevojë për ndihmë financiare që ta mbante në jetë biznesin e tij dhe të mos falimentonte ndërsa nga ana tjetër përfitonin biznese të cilët kishin qarkullim të mirë brenda sezonit të pandemisë. Gabimi i vetëm ishte mos selektimi i kompanive ku duhej të ndihmohej por shkonte në një linjë të drepërdrejtë për të gjitha bizneset pa bërë një rishikim se cilët bizneset janë në falementim. Për mendimin tim do të duhej të ndihmoheshin vetëm bizneset të cilët kanë treguar humbje gjatë pandemisë dhe jo bizneset të cilët kanë mbajtur likujditetein e tyre gjatë këtyre viteve. Maqedonia problemin e buxhetit e kishte pasi nuk dha rezultate shumë të pritura, ky buxhet nuk ndikoi dhe shumë mirë drepërdrejtë deri tek qytetarët. Por besoj që mjetet të cilët nuk do të shfrytëzohen nga pakot e masave anti-covid do të rialokohen në buxhet dhe prapë do të destinohen përsa i përket problematikës me pandeminë .Para pak ditësh kishim dhe propozimin për miratimin e buxhetit i cili kap një shifër shumë më të lartë sesa mbahet mend në republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një ndër pikat kryesore në buxhetin e vitit 2022 ishte pandemia dhe rikuperimi i bizneseve në vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco