VIDEO/ Haxhiu: Krimi makabër në Fier kërkon reflektim nga të gjithë! Prindërimi faktor i rëndësishëm

VIDEO/ Haxhiu: Krimi makabër në Fier kërkon reflektim nga të gjithë! Prindërimi faktor i rëndësishëm

17:22, 17/11/2021
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, psikologia Jonisa Haxhia ka folur mbi vrasjen makabre të 8 vjeçarit në Fier dhe autorët e krimeve seksuale, të cilët janë 'mina me sahat' në liri.

Psikologia thekson se kjo ngjarje e rëndë duhet të na kthejë pas në kohë, për të kuptuar se nga vijnë këto modele, këta persona me kaq shumë problem dhe të prirur për të bërë keq dhe që jetojnë në komunitetin tonë.

Haxhiu: Ngjarje të tilla na bëjnë të gjithëve të ndjeshëm për të kuptuar atë çka ka ndodhur, nisur nga përpjekja për ta parandaluar dhe dëshira për të mos ndodhur më. Sa herë kur dëgjojmë ngjarje të tilla, kur dëgjojmë dhunë dhe trajtim çnjerëzor të një fëmije 8 vjeçar, ka pasur plotë raste të tilla që kanë dëshmua dhunë dhe modele aspak të mira për kohën dhe shoqerinë që po jetojmë. Kjo duhet të na kthejë pas në kohë, për të kuptuar se nga vijnë këto modele, këta persona me kaq shumë problem dhe të prirur për të bërë keq dhe që jetojnë në komunitetin tonë. Një person i tillë mund të jetë në çdo komunitet, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë ndodh me këta persona. Nga të dhënat që u bënë publike, dëshmohet se autori ka pasur probleme të rënda familjare.

Për krime të tilla makabre secili duhet të bëjë punën e vetë. Normale që legjislacioni është një pjesë që specialistët duhet të ndryshojnë diçka. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco