VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e fëmijës në Fier, flet Lira Gjika: Pedofili edhe vret

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e fëmijës në Fier, flet Lira Gjika: Pedofili edhe vret

16:38, 17/11/2021
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë e regjistruar në Fier, ka tronditur mbarë opinionin publik. Pediatrja Lira Gjika ka folur në një intervistë për SYRI TV, për fenomenin e pedofilisë, ndërsa vuri theksin në kujdesin që duhet treguar me edukimin dhe trajtimin e fëmijëve.

Nga SYRI TV

Ngjarja e rëndë e regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar rrëmbeu një fëmijë 8 vjeç, e vrau dhe më pas e groposi në oborrin e banesës, ka tronditur mbarë opinionin publik. Në optikën e pediatres Lira Gjika, autori i ngjarjes konsiderohet pedofil, ndërsa ky fenomen shqetësues, vjen si pasojë e disa faktorëve.

Gjika vë theksin në kujdesin që duhet treguar me edukimin dhe trajtimin e fëmijëve që në familje e më tej edhe ne institucionet arsimore, ndërsa shkon më tej duke treguar edhe mënyrat e gabuara në edukimin e individit që në moshë të vogël, të cilat janë të ngjizura në kulturën shqiptare.

Kujtojmë se një ditë më parë 38-vjeçari Klodian Çalamani nga Fieri, rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8 vjeç. Ndonëse ky është rasti më i fundit i regjistruar në vendin tonë, ngjarje të tilla me përmbajtje të larta makabriteti, janë regjistruar prej vitesh në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco