Krimi horror në Fier/ ‘Vet drejtësi’ kundrejt dhunuesit', sociologia akuza shtetit: Dështim nga viti në vit

Krimi horror në Fier/ ‘Vet drejtësi’ kundrejt dhunuesit', sociologia akuza shtetit: Dështim nga viti në vit

16:45, 17/11/2021
A+ Aa A-

Ngjarja makabre në Fier, trazoi qetësinë e gjithë shqiptarëve por për sociologët, faji është i shtetit, i cili ka dështuar në organizimin e instancave ligjore dhe morale identifikimin dhe dënimin e personave me probleme.

Në një intervistë për mediat, sociologia Sibora Kaluci theksoi se ky krim i rëndë do ishte parandaluar në rast se autori do kishte marrë masën ndëshkuese të duhur.

“Problemi është shumë më i thellë, është një problem i cili po bartet çdo vit, e më shumë nga një brez në tjetrin, dhe ne nuk po bëjmë asgjë, asnjë instancë s’po bën asgjë, as instancat morale as ligjore. Ky rast do të ishte parandaluar padyshim, ishte një individ i cili kishte një diagnozë ose nuk kishte, por mund të bëjmë me një të sëmurë mendor, ai person, s’duhej të dilte, aty ku rijnë të tjetër, një person i cili ishte në një shërbim psikiatrik, qëndron i lirë, edhe pas sinjalit që ka dhënë para disa vitesh”, tha ajo.

Kaluci, thotë se në shumicën e rasteve të dhunës, personat ngarendin të vejnë vet drejtësi kundrejt dhunuesit. Kjo tregon, sipas sociologes, se ka një dështim total të instancave ligjore dhe profesionale të dedikuara për këto raste.

“Neve nuk na funksionojnë fare instancat ligjore. Kryeministri Rama, tha se policia e Fieri arriti të kap shpejt autorin, por policia ka kapur dikë që ka pasur për detyrë, pjesa tjetër është një dështim total. Në shumicën e rasteve të tilla, njerëzit duan të vendosi vet drejtësi, dhe kjo është e dhimbshme sepse tregon se ka një dështim total të institucioneve.

Janë të gjitha fiktive, për të plotësuar letra, dokumente, është çdo gjë fiktive, nuk funksion edhe nëse ai qëndron të mjediset e paraburgimit, besoni, drejtësia vendoset nga njerëzit, dhe është e shëmtuar dhe joligjore, nuk ka ndonjë instancë të rregullte, sepse nëse do të kishte, nuk do të përfundonte kështu. Duhet një sistem i mirë organizuar nga të gjithë, që nis nga mjeku psikiatër e deri te instancat ligjore kur merret një vendim i caktuar, i gjithë ky cikël, nuk funksionon aspak”, tha Kaluci.

Sociologia Kaluci, propozon që të ngritët një institucion shtetëror ku njerëzit të raportojnë lirshëm individë të rrezikshëm për shoqërinë, dhe të etiketohen me emra e vepra.

“Të ngrihet një institucion ku njerëzit lirshëm të shkojnë dhe të raportojnë rastet, të ketë nje vend ku mund të lexohen edhe emrat edhe fytyrat e këtyre personave të rrezikshëm për shoqërinë që kanë precedent penal për këto lloj vepra dhe lihen të lirë. Që të arrijmë te trajtimi, duhet kapur parandalimi dhe kjo është pika ku kemi dështuar”, deklaroi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco