Moti sot e nesër: Priten reshje të vogla shiu në zonën jug-perëndimore

Moti sot e nesër: Priten reshje të vogla shiu në zonën jug-perëndimore

07:10, 17/11/2021
A+ Aa A-

Qëndra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Mesdhe do të ndikojë edhe vendin tonë ku pritet mot relativisht i paqëndrueshëm.

E mërkurë, 17 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën perëndimore.  Era do të jetë me drejtim Jug, jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore        4/12°C
Zona e ulët          8/20°C
Zona bregdetare  12/20°C

Kosova, e mërkurë, 17 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të jenë me rënie, duke u luhatur në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12°C .

E enjte, 18 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të pakta në zonën jug-perëndimore.  Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.  

Temperaturat:

Zona malore        5/13°C
Zona e ulët          10/22°C
Zona bregdetare  14/21°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco