Paketa fiskale, e qëllimshme ndaj fermerëve në Shqipëri, flasin Saimir Korreshi dhe Eduart Sharka

Paketa fiskale, e qëllimshme ndaj fermerëve në Shqipëri, flasin Saimir Korreshi dhe Eduart Sharka

13:21, 16/11/2021
A+ Aa A-

Për të folur për protestën e fermerëve të ditës së djeshme ishin të ftuar në ‘Kafe shqeto’ Saimir Korreshi deputeti i Partisë Demokratike dhe kreu i Sindikatës së fermerëve Eduart Sharka.

Dori: Perimet ose flakën ose dhurohen në Lushnje apo në Fier, ndërkohë në Tiranë çmimet vazhdojnë të jenë më të shtrenjta se kurrë dhe sigurisht tendenca është që të rriten. Ta shpjegojmë pak këtë realitet të paktën nga këndvështrimin  tuaj z.Korreshi?

Korreshi: Unë nuk them që flakën, dje u dhuruan dhe ishte një zgjedhje shumë e mirë nga fermerët e Lushnjes. Më e trishtueshmja ishte që njerëzit ishin të prirur të gjithë  për t’i marrë, nuk priten as kohën për të mbaruar protesta e fermerëve sepse u dyndën të gjithë për të marrë prodhimet e këtyre fermerëve që realisht duhet të ishin në tryezën e tyre. Kjo ishte mënyra që protestuesit zgjodhën të protestonin. Pra që të mos e hidhnin mundin dhe djersën e tyre në rrugë ata e dhuruan për të gjithë qytetarët Lushnjar.

Flavio: Z.Sharka si ndiheni pas protestët a ja arriti ajo qëllimit ? A ishte ajo një këmbanë alarmi? A është ajo në vazhdën e protestave të tjera dhe në pritje të përshkallëzimit apo u arrit gjithçka që duhej arritur?

Sharka: Besoj se mesazhi i duhur u dha dje. Deputeti i Lushnjes z. Korreshi dhe deputet të tjerë folën në parlament , Presidenti dha mesazh, ju mediat i kushtuat rëndësinë e duhur prandaj presim reagimin e qeverisë dhe parlamentit. Nuk është e lehtë t’ju thuash fermerëve hajde bëjmë prap protestë. Patjetër që do bëjmë në rast se nuk reagohet, por dua të shpjegojë se ato janë njerëz, janë ekonomi, janë mikrobiznese janë shumë vunerabël dhe një gjysmë dite kur i heq nga puna ju shkakton dëme dhe është shumë e kushtueshme të bësh një protestë. Unë them që duhet të mjaftojnë dy protestat që bëmë sepse ishin mbi 2000-3000 fermerë dhe mesazhi është i qartë. Nuk ka asnjë arsye që qeveria të mos reagojë sepse e ka detyrim ligjor për të reaguar.

Falvio:  A mos duket se ka një dorë të fshehtë tjetër pas monopolit në grumbullim dhe shpërndarje?

Sharka :Ne dimë sesi është i organizuar ky treg në rajon dhe në Europë. Për perimet në Selanik, në Turqi në Spanjë dhe në Itali ka bursë.  Bursë do të thotë që femerët janë të organizuar në kooperativa , dërgohet prodhimi në magazinat e këtyre kooperativave dhe pastaj bëhet një tip ankand. Perimet përfundojnë në rrjetet e tregut të brendshëm apo të jashtëm duke ju nështruar çmimit të asaj burse. Është krijuar dhe shoqata e eksportuesve dhe ne si sindikatë e kemi kërkesë të hershëm dhe bursën pasi ajo do ta pastronte këtë treg nga ajo që thatë ju nga monopolet, nga çregullimet e shumta nga krizat e rënda të tregut. Ju bëtë një pyetje që shitet 400 në Lushnje dhe në tezgën e Tiranës shitet 1500, shitet se tregu jonë është kaotik

Falvio:Çuditërisht në këtë kaos është njëri që fiton më shumë se çdo palë tjetër dhe duhet të ishte ai që në fakt duhet të fitonte jo më shumë se 15 përqind. Si e komentoni një kaos kaq të organizuar?

Sharka: Në momentin që 90 përqind e këtij tregu është informal, momenti që e blen 400 në Lushnje dhe e shet 1500 në Tiranë asnjë tregtar as një hallkë e tregtisë nuk paguan tatime. Kjo ishte kërkesa e parë dhe e tretë e jona dhe ne i themi qeverisë që po të zbatohen dy kërkesat tona buxheti i shtetit .

Korreshi:Është e vërtetë për ta shtuar më tej tregu është shumë i keq dhe është vetëm dora e shtetit që mund ta rregullojë këtë treg. Se vërtet e merr 400 lekë tek fermerët por nuk e tregojnë sepse asjnë prej fermerëve nuk lëshon faturë sesa realisht është shitur ky mall dhe si pasojë çmimi mund të jetë shumë i lartë, pra në këtë kuadër në këtë prizëm duhet një rregullim i tregut. Si mund ta rregullosh informalitetin? Vetëm duke vënë një suvencionim për njesi produkti sepse dhe protesta kishte një kërkesë të tillë: vendosja për çdo njesi produkti pra 10 lekë për kilogram.

Flavio: Më falni për ndërhyrjen z. Korreshi pse thoni që suvencionimi që gjithashtu na kushton të gjithëve para neve, zgjidh problemin dhe nuk mendoni se është pikërisht hapja e tregut?

Korroshi: Rregullon tregun informalitetin ,pra sot të gjithë ata që shesin mandarina, shesin portokalle, i gjithë fshati nuk depoziton asnjë produkt me faturë për arsyen se nuk kanë interes tek kjo pjesë. Në qoftëse do të rimbusoheshin për çdo kilogramë që ata do të depozitonin në pikat e grumbullimit do të kishte interes ta çonin dhe të merrnin faturë për produktin për sasine dhe se sa do të ishte çmimi se do të rimbusoheshin për këtë njesi produkti edhe nga shteti. Kjo është qëllimi dhe përpos bursës që duhet  të jetë shteti garanti, pra merr një mesatare të bursës sa është në të gjithë tregun dhe të evitohet fitimi kolosal që krijohet mes fermerit që nuk e shet dot për të fituar por është o pak mbi kosto ose nën kosto ose me humbje fare se nuk ka treg ose kundërta fiton më tepër fermeri sesa ai që e rrit në serë. Kjo nuk është e drejtë realisht dhe fermerët këtë kërkojnë të shikohen disa inisiativa ekonomike që realisht prekin fermerin e thjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco