Moti të martën dhe të mërkurën, 16 - 17 nëntor 2021

Moti të martën dhe të mërkurën, 16 - 17 nëntor 2021

07:00, 16/11/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga kontrasti i dy masava ajrore të cilat po kushtëzojnë edhe vendin tonë gjatë ditës së sotme ku pritet mot i qëndrueshëm.

E martë, 16 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore.  Era do të jetë e vrulllshme me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.  

Temperaturat:

Zona malore        3/17°C
Zona e ulët          7/21°C
Zona bregdetare  12/21°C

Kosova, e martë, 16 nëntor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira .Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të jenë me rënie, duke u luhatur në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12°C .

E mërkurë, 17 nëntor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në zonën perëndimore.  Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore        3/12°C
Zona e ulët          8/19°C
Zona bregdetare  12/19°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco