Parashikimi i motit për ditën e martë

Parashikimi i motit për ditën e martë

23:15, 15/11/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ditën e martë në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqendrueshme. Gjatë ditës, do të mbizotërojnë vranësirat dhe hera herës kthjellime. Vranësirat, kryesisht do të përqendrohen në zonat jugore të vendit, aty ku nuk do të mungojnë reshjet e përkohshme të shiut.

Mjegulla e dendur sërish do të përfshijë luginat e vendit gjatë mëngjesit. Era, do të fryjë nga juglindja e lehtë e mesatare në jugperëndim, çka do të sjellë valëzim në dete të forcës 3 dhe 4 ballë në brigjet e Jonit. Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 13°C në zona e ulëta 9 deri 20 °C në zona bregdetare 10 deri 20 °C Ju urojmë një ditë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco