VIDEO-SYRI TV/ Bashkia e Vlorës ndalon mbledhjen e plastikës, komuniteti rom në protestë

VIDEO-SYRI TV/ Bashkia e Vlorës ndalon mbledhjen e plastikës, komuniteti rom në protestë

15:12, 15/11/2021
A+ Aa A-

Dhjetëra banor të komuniteti rom dhe egjiptian protestuan para bashkisë së Vlorës, duke kundërshtuar një vendim të këshillit bashkiak, që u ndalon këtyre banorëve të mbledhin plastikë apo metale në koshat e mbetjeve urbane.

Nga SYRI TV

Pjesëtar të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Vlorë protestuan para bashkisë, kundër një vendimi që u ndalon atyre të mbledhin mbetje të riciklueshme si plastikë apo metale. Qytetarët janë shprehur të revoltuar ndaj kryebashkiakut Dritan Leli, lidhur me vendimin e marrë nga këshilli bashkiak.

Me anë të një vendimi të Këshillit Bashkia, mbetjet plastike dhe mbetjet e tjera do të dërgohen për depozitim në landfillin e ri, duke u hequr burimin e jetesës shumë familjeve rome në këtë qytet.

Përfaqësues të komunitetit rom janë paralajmëruar nga policia bashkiake se do të gjobiten nëse do të konstatohen në rrugët e qytetit duke mbledhur mbetje plastike. Por për këta qytetarë, ky vendim është jo i drejtë.

Përfaqësuesi i komunitetit Egjiptian, Behar Sadiku deklaroi për median, akuzoi kryebashkiakun e Vlorës për diskriminim, pasi sipas tij, nuk e ka dëgjuar për kërkesat që ka ky komunitet.

Banorët e këtij komuniteti kërkojnë që bashkia t`iu gjej punë, në rast se nuk do t`i lejojë të grumbullojnë mbetje të plastikës apo metaleve në kontenierët e mbeturinave. Ata shprehen se mbledhja e plastikës apo metaleve, janë i vetmi burim jetese, ndaj kërkojnë zgjidhje alternative nga pushteti lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco