Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Formulari skandaloz shpërndahet në kopshte, fjalët mami dhe babi zëvendësohen me 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2'

Formulari skandaloz shpërndahet në kopshte, fjalët mami dhe babi zëvendësohen me 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2'

19:46, 27/10/2021
A+ Aa A-

Një formular skandaloz po shpërndahet në kopshtet e fëmijëve në Tiranë, ku nëna dhe babai në formular janë futur në kllapa, për t’u zëvendësuar me fjalët 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2'.

Foto po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që reagimet kanë qenë të shumta.

Pastori Akil Pano i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor që të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, pasi sipas tij, është në shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Ai shprehet se 'Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri'.

Image

Postimi i plotë:

Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.

I bëj thirrje:  Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco