Skandali/ Rruga ‘Mbreti Gert’ në Durrës prej 4 vitesh, bashkia qesharake: Problemi në stampim

Skandali/ Rruga ‘Mbreti Gert’ në Durrës prej 4 vitesh, bashkia qesharake: Problemi në stampim

17:32, 27/10/2021
A+ Aa A-

Nga mesdita e së mërkurës, tabela me emrin ‘Mbreti Gert’ në Durrës është larguar nga rruga.

Pas katër vitesh, u arrit nga Bashkia e Durrësit që të hiqte tabelën e gabuar me emrin ‘ Mbreti Gert’, por me një justifikim qesharak.

Ndërhyrja nga ana e bashkisë u bë pas publikimit në media të skandalit me figurën e njohur të historisë shqiptare, nga ana e doktorit Ilir Allkja i cili e publikoi në Facebook.

Emërtimin e rrugës mbreti Gert bashkia e Durësit e justifikon me faktin se është bërë një ngatërresë në stampim dhe është porositur një e re me emrin 'Gent'.

Qytetaret e konsiderojnë një gabim që duhet të rregullohet. Emërtimet e reja të rrugëve në Durrës janë bërë në vitin 2017 me miratimin e këshillit bashkiak.

Emrat janë përzgjedhur nga historia nëpërmjet një komisioni të posaçëm.

Postimi i plotë i Ilir Allkjas:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco