Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO NGA SYRI TV/ Shteti lë pas dore fëmijët autikë, 1 mësues mbështetës për 8 fëmijë

VIDEO NGA SYRI TV/ Shteti lë pas dore fëmijët autikë, 1 mësues mbështetës për 8 fëmijë

17:39, 27/10/2021
A+ Aa A-

Prindërit dhe fëmijët e spektrorit autik po përballen çdo ditë me mungesën e stafit dhe mësuesve të specializuar në shkolla për arsimimin e tyre. Ministria e Arsimit nuk ka bërë emërimet e këtyre mësuesve, duke bërë që prindërit të ankohen për gjendjen e fëmijëve të tyre. Një prej denoncimve ka ardhur në Syri Tv për shkollën Haxhi Korra në Tiranë, ku jo vetëm që mungojnë mësuesit mbështetës, por kjo gjë u mohohet edhe prindërve që ngrenë këtë shqetësim

NGA SYRI TV

Institucionet arsimore nuk kanë  mësues për të asistuar tek fëmijët me spektrin autik. Shkolla  9 vjeçare Haxhi Korra në  Çekrez ish komuna  Zall-Herr në qarkun e Tiranës është përballur që prej fillimit të këtij viti me mungesa të mësuesve të trajnuar për kategoritë me Aftësi të kufizuara.

Denoncimi ka ardhur nga nëna e një fëmije  që është i spektrit autik dhe prej vitesh përballet me këtë sfidë.

Nexhmije Mulaj shprehet se ndihet e braktisur nga Institucionet pasi shteti nuk po arrin ti japi shërbimin fëmijës së saj, e në këto kushte gjendja e 9 vjetarit ka hasur regres duke bërë hapa prapa në zhvillimin  e tij në luftë për të kapërcyer këtë sindromë.

Syri TV shkoi të  interesohet në drejtorinë e shkollës, por pa arritur të krijojë kontakt apo të marrë informacion, pasi ende kjo shkollë nuk kishte një drejtor të emëruar nga Drejtoria Arsimore. Por në mungesë të një drejtuesi, përgjigja vjen nga një prej mësuesve, edhe pse me mungesë korrektese ndaj shqetësimit të prindërve.

Tashmë nënë e Mejsit nuk lejohet as të shoqëroj të birin e vetë në shkollë duke ngelur jashtë derës së shkollës pasi mësuesit nuk e lejojnë të asistoje .

Sot në vend me spektrin e autizmit numërohen 1777 fëmijë që frekuentojnë arsimin, por kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi shumë prindër nuk i deklarojnë. Insistimi i Nënës vjen vetëm për një arsye  thelbësore ajo kërkon me patjetër që djali i saj të arrij të marri dijet nga një mësues i trajnuar në mënyrë që të aftësohet për jetën që e pret.

Nexhmija ndan me dhimbje agresivitetin e shoqërisë shqiptare arrogancën e institucioneve dhe inekzistencën e Shtetit social për kategorinë më vunerabël të shoqërisë. Kushtet ekonomike “kanë groposur” edhe më tepër  shpresën e saj pasi nuk arrin  të paguaj mësues privat për djalin tashmë 9 vjeç.

Dhe ashtu siç Nexhmija e cilëson në këtë vend mos të raftë halli,  38 vjecarja ndan dëshirën për tu larguar nga Shqipëria. Pavarësisht ankesave të shumta  asgjë nuk ka ndryshuar situata vit pas viti vazhdon njësoj asgjë nuk ndryshon në këtë sistem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco