Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Skandal/ Universitetet kanë shpenzuar për ngrohje shifra marramëndësi kur mësimi ishte online

Skandal/ Universitetet kanë shpenzuar për ngrohje shifra marramëndësi kur mësimi ishte online

14:34, 27/10/2021
A+ Aa A-

'Qëndresa Qytetare' ka organizuar një konferencën “1 vit online transparenca financiare në Universitetet publike”, ku theksohet se Universiteti Politeknik i Tiranës zë vendin e parë për shpenzime të administratës.

Po ashtu Universitetet publike kanë kryer shpenzime të larta për blerje kancelarish dhe orendish zyrash, por nuk kanë bërë transparente detajet e mallrave të blerë.

Ajo që bie në sy tjetër është fakti se godinat bosh janë ruajtur me shifra marramendëse gjatë një viti kalendarik.

Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 555 250 Euro për roje dhe 236 200 Euro për kamera sigurie.

UPT ka paguar 20 600 Euro për sigurimin e pasurisë së universitetit, ndërsa Universiteti i Elbasanit, i cili administron një numër më të ulët godinash ka shpenzuar gati dyfish më shumë se universitetet e tjera të rretheve për roje.

Për të folur për këtë çështje ishin të ftuar nga “Qëndresa Qytetare’ Migen Qiraxhi dhe Qemal Çejku ekspert arsimi në emisionin e mëngjësit “Kafe Shqeto’ në SYRI.TV.

Flavio Qarri: Dakort janë shpenzuar para për rrogat staf akademik etj, etj,.Sa nga këto para z.Qiraxhi nga gjetjet tuaja janë dukshëm vjedhje e pastër, sa lekë që kanë shkuar në xhepat e atyre që kanë firmosur?

Qiraxhi: Ne bejmë pjesën tonë të transparencës dhe absolutisht për të dhënë një shifër konkrete sigurisht janë institucionet ligj zbatuese në vend si Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe institucione të tjera mbase SPAK, prokurori i Tiranës për të pasur mundësi në fakt për të parë nëse këto shkelje janë të arsyeshme për tu dërguar pse jo dhe mbrapa hekurave gjithë ato që kanë pasur pjesë në këto abuzime të cilat në fakt dëmtojnë jo në afat të shkurtër apo nuk janë nga ato vjedhje që ne shpesh i shohim të ndodhin dhe mbyllen. Sigurisht kjo është një gjëmë e madhe për gjithë vendin dhe për gjithë brezat e ardhshëm kështu që aboslutisht duhet të gjejë zgjidhje në mënyrë më të shpejtë dhe jo të shohim siç ndodh shpesh dhe në raportet e kaluara që ‘Qëndresa’ ka raportuar, ku pjesë zyrtarë të qeverisë në krye dhe Kryeministri i përdorin këto raporte vetëm për të shantazh verbal kundër rektorëve dhe jo në fakt ta adresojnë deri në fund këtë çështje që vazhdon të jetë abuzive në universitete tona.

Dori Daka: Z.Qiraxhi ne kemi folur shpeshherë për këto lloj abuzime të cilat ishin duke ndodhur gjatë vitit akademik, ndërkohë ju keni sot një raport të plotë. A kanë frikë këta njerëz që pavarësisht që ne dhe media të tjera e kanë diskutuar këtë aspekt financiarë problematik dhe kanë vazhduar deri në fund me të njejtin ritëm abuzimi?

Qiraxhi: Kjo është e habitshme ose e llahtarshme për ne në fakt sepse gjithmonë me ekipin e ‘Qëndresës’ ku mendonim për raportin e këtij viti dhe në shtator fillojnë dhe dalin rezultatet e monitorimit tonë një vjeçar sigurisht që pritshmëria jonë që ky ishte një viti relaksuar i qetë sepse kushdo i cili mund të mos kishte vizionin apo dëshirën për të marë nga këto fonde sigurisht që do të gjente paqe në këtë vit online dhe dukshëm nuk mund të kryente shpenzime marramëndëse për tu identifikuar për publikun dhe ne ta shohim. Ne vijmë në këtë situatë kur në një vit pa asnjë njeri në universitete të shtohen 130 mijë euro buxheti për sigurimin e godinave me një vlerë vlerë totale prej 1.8 milion euro. Absolutisht që është në kufijtë e çmendurisë dhe disporpocionale në mënyrë dramatike në fakt ato që janë shërbimet e studentëve dhe në fakt qëllimi kryesor i universiteteve është që në fund të ditës është kërkimi shkencor dhe në mungesë të saj universitetet janë gjimnaze të avancuara nuk bëjnë asnjë diferencë pastaj.

Flavio Qarri: Z. Çejku si u ndjetë kur patë se sa lekë kanë bërë kolegët tuaj në një vit pandemie?

Çejku: Në fakt është një gjetje. Por mos të harrojmë që prej disa vitesh madje në një raport të KLSH-së vihet re abuzime në fondet të universiteteve publike. KLSH ka vënë re abuzime që nga viti 2017, 2018 dhe sot u përmblodhen me një raport të ‘Qëndresës Qytetare’ që unë i përgëzoj për një studim. Por unë në fund të ditës mendoj që universitetet shërbejnë për të bërë diçka një studim, një kërkim shkencor dhe kur shikon shumën vetëm 17 mijë e 700 euro kërkime shkencërore për gjashtë universitete,  në fakt kjo është shifra më alarmante që mund të shikojmë. Me 17 mijë euro në gjashtë universitete nuk del dot një studim. Pra unë nuk e di dhe këto 17 mijë euro për çfarë i kanë përdorur ata. Sepse në një vit, dy vjet pothuajse pandemi ne nuk patëm një studim. Në të gjithë universitetet e botës, në gjitha kërkime shkencore që janë bërë dhe gjitha vendimet për arsimim janë marrë në bazë të një studimi që është bërë paraprak. Si mund të bëhet mësimi , si mund të bëhet një platformë si mund të bëhet një plan pune për të ato kohë të vështira të pandemisë dhe është marrë një vendim nga institucionet arsimore. Sot në universitet tona ne kemi vetëm shpenzime që unë nuk kam nevojë është për të mbyllur sytë në fakt të shikosh  që ne kemi kërkime shkencore zero,  kemi rroga dhe ngrohje ambjentesh që unë nuk e kuptoj pse janë ngrohur ambjentet. Por kjo ashtu dhe siç e theksoi zotëria përpara janë pjesë e një hetimi të gjërë e një hetimi që realisht që duhet të vendosi pikat mbi i. Unë mendoj që universitetet janë në rrezik sepse sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT sivjet ne kemi gati rreth 20 mijë më pak studentë. Ne nuk mund të kemi luksin për të bërë ose për ta parë universitetin si mjet punë apo një institucion që kënaq një pjesë të politikës për të bërë ato qokat e momentit. 

Flavio Qarri: Ishim mësuar z. Çejku t’i quanim hajdutë në shkollë disa njerëz të tjerë, por kësaj radhe qenkemi para hajdutëve në shkollë!

Çejku: Unë nuk e kuptoj universitetin se si mundet?! Ju falenderoj. Ju thatë më përpara “edhe disa media të tjera”, por jo, nuk është e vërtetë. Ju jeni media e parë që i keni vënë një vëmendje të madhe kësaj. Mediat e tjera edhe aktivitetet e djeshme i kanë dhënë shkarazi shumë shpejt, një lajm shumë korsiv dhe nuk e kanë akoma si thelb, arsyen se si erdhi deri këtu. Dori Daka: Kemi të bëjmë me një problem konkret të abuzimit të fondeve, por është përtej kësaj, se bëhet fjalë për universitetet që supozohet të jenë vatra të dijes, aty ku farkëtohet jo vetëm integriteti profesional, por mbi të gjitha moral. Pra kemi të bëjmë me një shembull që është negativ në të gjitha aspektet. Çfarë qasje do të kenë tani studentët ndaj këtyre menaxherëve të universiteteve që pikërisht gjatë vitit më të vështirë për ta dhe gjithë familjet shqiptare, abuzuan në këtë masë? Me çfarë morali do t’u dalin përpara studentëve nëse ka mbetur ndopak?

Qeraxhi: Absolutisht ajo që thoni ju është e drejtë dhe ne mundohemi të bëhemi pjesë e procesit të transparencës për t’ua dhënë jo vetëm studentëve por edhe grupeve të tjera të interesit dhe për të ushtruar një presion ndaj këtyre zyrtarëve, që në fakt qeverisin në këtë mënyrë. Ky është një moment i shumë dimensioneve, pasi nëse ne e trajtojmë sistemin e arsimit në këtë formë, sigurisht qe ne si komb jemi duke marrë pjesë në funeralin tonë pa e kuptuar sepse kjo është gjeneza e të gjitha problemeve në shoqëri. Ne mbase mund të ankohemi për të korruptuar në drejtësi, në bashki, në administratë, por nuk po e kuptojmë që për shkak të kësaj lloj sjelljeje dhe për shkak të zbritjes së korrupsionit deri në bankat e shkollës, ne jemi duke u mësuar jo vetëm profesionin , por duke mësuar studentët si të korruptohen dhe të korruptojnë. Kështu që kjo situatë dhe pasqyrë e keqmenaxhimit të universiteteve publike e ka ndryshuar barometrin. Këtë vit jo vetëm që kemi më pak student në universitete e vendit tonë, por në fakt për herë të parë kemi një shtim të studentëve që preferojnë sektorin privat vetëm sepse këta zyrtarë e kanë katandisur në këtë derexhe, universitetin publik dhe ne jemi shteti që pavarësisht se jemi trefish më i vogël se Serbia, kemi 18 mijë studentë që studiojnë jashtë vendit tonë dhe Serbia ka 18 mijë. Kështu që jemi duke e sakatuar në çdo dimension këtë sektor. Sa herë kemi bërë transparencën ka pasur një formë reagimi nga studentët. Vitin e kaluar kanë qenë studentët e Shkodrës që kanë vajtur i kanë kërkuar Rektorit të universitetit, llogari. Gjëmat kanë qenë disi më të prekshme kur blinin automjete, kurse tani janë modifikuar,zërat për automjete kanë rënë po ne shohim që janë rritur zërat për shembull, për shpërblime dhe honorare me tremilionë euro të shpërndara nga këto universitete, përpos pagave që pedagogët i marrin. Ne sa herë flasim me pedagogët nuk shohim që ata të jenë të mbitrajtuar financiarisht.

Flavio Qarri: Ose 152 mijë euro dieta dhe karburante! Ku kanë shkuar në vit pandemie këta pedagogët tanë?

Qeraxhi: Kjo është e çuditshme. Konteksti i këtij viti është se ne jemi të gjithë online dhe është e pakuptueshme që 132 mijë euro ngrohen godinat! Kush ngrohet aty brenda kur askush nuk është?! 120 mijë euro shkojë për karburant kur askush nuk mund të lëvizte!!! 20 mijë euro shkojnë vetëm në një universitet për dieta dhe udhëtime!!! Por ajo që duhet të ishte zëri që të kishte sens, investimi në teknologji dhe informacion, ai është përgjysmuar këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Dhe kjo është dramatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco