Krujë- Helmimi nga uji/ Mjeku i njohur tregon pasojat e amoniakut në trupin e njeriut

Krujë- Helmimi nga uji/ Mjeku i njohur tregon pasojat e amoniakut në trupin e njeriut

12:31, 27/10/2021
A+ Aa A-

Që prej ditës së diel (24 tetor) banorët e qytetit të Krujës po përballen me pasoja shumë të rënda për shkak të helmimit nga uji i pijshëm.

Kjo të paktën sipas analizave paraprake që janë kryer nga ISHP.

Sipas një njoftimi zyrtar, nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deri tanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.

Për të folur në lidhje me këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI.TV mjeku i njohur Ilir Allkja.

Mjeku i njohur u shpreh se amoniaku prodhohet nga dekompozimi i mbetjeve njerëzore, mbetjeve të tjerave dhe sjell pasoja në organizmin e njeriut.

Dua të sqaroj se prania e amoniakut vjen si pasojë e kontaminimit. Amoniaku prodhohet nga dekompozimi i mbetjeve njerëzore , mbetjeve të tjera shtazore dhe disa lloje mbetjesh bimore. Vjen nga dekompozimi i plehrave ose në raste të tjera janë ujërat e zeza të cilat janë teje të pasura me amoniak. Do të thotë që në një pikë Ujësjellësi i Krujës është kontaminuar me ujërat e zeza ose me mbetje të tjera njërëzore ose shtazore. Marrja nga goja e një produkti të kontaminuar sjell probleme sistemike për të gjithë organizmin e njeriut, duke filluar së pari tek trakti tretës me simptoma që tashmë janë të njohura me dhimbje stomaku, me dhimbje barku, me acarim të stomakut të zorrëve, me diare me të vjella e cila shfaqet me temperaturë. Përpos kësaj një pjesë e mirë e baktereve kapërcejnë murin e zorrës dhe futen në sistemin e qarkullimit të gjakut, do të thotë që në disa raste shfaqin efekte të mëtejshme me infeksione serioze në trup.

Mjeku ka folur gjithashtu dhe për pasojat afatagjatë që mund të sjellë amoniaku në organizëm.

Doja të theksoja dhe njëherë se amoniaku shënon rritjen e madhe të baktereve në uji. Do të thotë se uji është kontaminuar me baktere dhe amoniaku është produkt i baktereve të shumta të cilët gjenden në ujin e pijshëm dhe gjithë efektet sistemike duke filluar që tek ndjenja e pa rehatisë e dhimbjes e stomakut e barkut janë pasojë e bakterve të shumta patogjene që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut të cilët gjenden në ujin që kanë konsumuar qytetarët. Është skandaloze që të mendosh se një ujësjellës i ndërtuar në vitin 2021 të jetë kaq i brishtë për t’u derpërtuar nga mbetjet pasi nuk e dimë se çfarë mbetjesh kanë depërtuar në këtë ujësjellës dhe çfarë është më e rëndësishmja është hequr dorë nga shoqërimi nga të njëjtën trashe të ujërave të zeza me ujërat të bardha. Dhe nëse vazhdojnë të ndërtohen në të njejtën mënyrë do të thotë që në tubacionet e ujërave të bardha pra të ujërave të pijshëm shkojnë në të njëjtën linjë dhe ujërat e zeza, kjo është skandal. E pa tolerueshme në shekullin e 21.

Në fund të intervistët Allka dha dhe disa këshilla për qytetarët të cilët janë helmuar nga uji i pijshëm.

E rëndësishme është që qytetarët të mos e përdorin ujin e pijshëm. Por nëse e përdorin mjafton të shtrydhesh dhe pak limon në ujë dhe ta lesh disa minuta pasi vritet një pjesë e baktereve. Por metoda më e mirë për ujë të sigurtë është zierja dhe më pas lihet të ftohet për t'i kthyer shijen, mund të përdoret pak limon. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco