Moti të mërkurën dhe të enjten, 27 - 28 tetor 2021 Pyje të vjetër Ahu në Zall-Gjoçaj, Mat, tetor 2021

Moti të mërkurën dhe të enjten, 27 - 28 tetor 2021

07:00, 27/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri kontinentale të thata të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë gjatë javës së fundit të tetorit.

E mërkurë, 27 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në Jug-lindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje gjatë ditës.     

Temperaturat:

Zona malore        0/14°C
Zona e ulët          4/25°C
Zona bregdetare  11/24°C

Kosova, e mërkurë,  27 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15°C .

E enjte, 28 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje gjatë ditës.     

Temperaturat:

Zona malore        3/16°C
Zona e ulët          7/25°C
Zona bregdetare  13/24°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco